E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Me tubimin homazh u provua grushti i shtetit

“Edi Rama provoi qe ishte ai dhe vetëm ai qe organizoi dhunën kundër institucioneve te shtetit me 21 janar”, tha deputeti Aldo Bumçi.

“Z. Rama më kot përpiqet të trazojë jetën dhe mendjen e qytetareve shqiptare, të cilët me kthjelltësinë e tyre i dhanë përgjigjen e merituar.  Qytetaret e Tiranes  ashtu siç braktisen përpjekjen e tij për të marre pushtetin me dhune me 21 janar, në të njëjtën mënyrë e braktisen atë dhe sot si çmimin që duhet të paguajë për dëmin që ai dëshiron ti shkaktojë atyre dhe mbarë vendit”, vijoi ai.

Më tej, deputeti demokrat tha se kreu socialist përdori politikisht traditën e zisë së shqiptarë për të ligjëruar me çdo mënyrë atë që s’bëri dot më 21 janar. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-29 08:38
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›