E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, gjendje shtetrrethimi në shumë qytete

Anekënd vendit, dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë pas faljes së xhumasë dhe u përleshën me policinë.
Një nga liderët e opozitës, Mohamed ElBaradei, i cili u kthye në Kajro mbrëmjen e djeshme për t’ju bashkuar protestave, u vendos sot në arrest shtëpie, njofton CNN.

ElBaradei, fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe ish-kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Bërthamorë të OKB-së, ishte paralajmëruar të largohej nga xhamia në Kajro ku po kryente faljen e xhumasë.

Presidenti Hosni Mubarak, i cili po përballet me sfidën më të madhe që prej marrjes së pushtetit 31 vite më parë, ka nxjerrë ushtrinë në rrugët e Kajros. Mubarak pritet që të mbajë një fjalim të shkurtër pas pak.

Edhe pse gjendja e shtetrrethimit është shpallur, televizione që transmetojnë direkt shfaqin pamje të turmave të mëdha në rrugët e Kajros.

Protestuesit i janë afruar edhe pallatit presidencial.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-28 18:29
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›