Bumçi: Shqiptarët në Maqedoni, faktor stabilteti

Shqiptarët e Maqedonisë janë faktor stabiliteti, ndërkohë që zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është në interes të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi, gjatë qëndrimit në Shkup, raporton Rel
“Na vjen mirë që shqiptarët në Maqedoni janë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit dhe prosperitetit të Maqedonisë. Në këtë frymë, besojmë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit i shërben interesit më të mirë të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Bumçi.
Homologu i tij maqedonas, Nikolla Popovski, ka thënë se dy vendet ndajnë perspektivë të përbashkët, siç është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, dhe në këtë frymë i zhvillojnë edhe raportet bilaterale.
Bumçi dhe Popovski kanë biseduar edhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
“Biseduam për disa tema. E para ishte në fushën e ekonomisë. Disktutuam se si mund ta përmirësojmë infrastrukturën dhe mundësinë për t’u lidhur me korridorin e tetë. Lidhja përmes autostradës dhe hekurudhës është prioritet për Maqedoninë dhe Shqipërinë, prandaj nevojitet energji shtesë për këtë projekt”, ka thënë Popovski./Indeksonline/