Lëvizja për Mendimin Ndryshe shpërfill turpet e Artës dhe Edvinit - deputetët nisen për në Bruksel

(Update) - Shenjat e para të thyerjes së bojkotit dhe rinisjes së jetës parlamentare në Shqipëri- Blushi, Islami dhe Harasani informojnë zyrtarët e BE rreth vendimit personal të Ramës për të bojkotuar pa afat parlamentinNë orët e para të mëngjesit të sotëm janë nisur për në Bruksel tre deputetë të grupit parlamentarë socialist, përfaqësues të Lëvizjes për Mendim Ndryshe. Të njohur për qëndrimet e tyre kundër klikës malavite të Edvin Kristaq Ramës, Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, kanë nisur një tur takimesh me personalitete të larta të Brukselit për të vënë në dijeni kancelaritë perëndimore rreth zhvillimeve politike në Partinë Socialiste dhe vendimit të marrë nga Edi Rama në kushtet e një rreziku të humbjes së kryesimit të partisë opozitare. Lëvizja për Mendim Ndryshe, përfaqëson sot në Bruksel një politikë ndryshe nga ajo çka është propaganduar deri më tani nga kryesocialisti Edi Rama, një politikë devalvuese dhe aspak të denjë për vend që ka marrë statusin e vendit kandidat në BE dhe njëherazi vetëm pas 3 muajsh nënshkruan marrëveshjen e liberalizimit të vizave me Komisionin Evropian. Kësisoj, kundërshtarët e Edi Ramës Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Andis Harasani ndodhen në Bruksel për të kërkuar mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për qëllimin e tyre që deputetet e PS-së të kthehen në Parlament dhe t’i japin fund bojkotit. Sipas burimeve pranë LMN-së në axhendën e 3 figurave të rëndësishme të PS-së, janë rreth 10 takime që do të fokusohen pikërisht tek nevoja për të ndërprerë bojkotin dhe për t’iu rikthyer jetës parlamentare. Edhe pse të 3 deputetët e njohur si kundërshtarë të kryetarit Edi Rama nuk kanë asnjë mandat për të përfaqësuar PS-në, ka qenë iniciativa e tyre personale për të lobuar në favor të ndërprerjes së bojkotit të deputetëve socialistë. Deputetët socialistë bëjnë të ditur se gjatë qëndrimit në Bruksel do të takohen me përfaqësues të Komisionit Europian, por edhe me përfaqësues të Parlamentit Europian qoftë të partive të majta qoftë edhe të partive të djathta. Vizita e 3 kundërshtarëve të kryetarit Edi Rama vjen vetëm 1 ditë para se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës të miratojë rezolutën për situatën në parlament, e cila ndër të tjera kërkon edhe futjen e deputetëve socialistë në parlament. Dy reporterët David Willshire dhe Jaako Lakso që hartuan këtë projekt rezolutë gjatë muajit nëntor përveç liderit të PS-së dhe kryeministrit Berisha kanë zhvilluar gjithashtu edhe takime me deputetët që mendojnë ndryshe nga kryesocialisti Edi Rama për bojkotin ndaj Parlamentit. Megjithatë, pas kësaj iniciative të tre deputetëve kundërshtarë të Edvinit, pritet të ketë kosto të rënda politike për këtë të fundit, i ndodhur në kushtet e një braktisjeje të egër nga ana e faktorëve politikë vendas dhe të huaj. Edi Rama, vetëm pak ditë më parë pat njoftuar për një takim të gjatë në SHBA dhe BE, vizitë e mbushur me një anxhendë tepër të ngjeshur me personalitetet më të larta të politikës evropiane dhe asaj amerikane, por shumë shpejt u zbulua se atij ia refuzuan të gjitha takimet dhe vec një referati të mbajtur në një Universitet të Washingtonit, nuk zhvilloi kurrfarë takimi me rëndësi politike. Kjo braktisje e liderit kryesor të opozitës në vend, vjen si rrjedhojë e sjelljes së tij antiligjore ndaj institucioneve shtetërore, qeverisë dhe organizmave ndërkombëtare që monitorojnë zhvillimet në Shqipëri, në kuadër të plotësimit të detyrimeve politike që vendi ka ndaj institucioneve evropiane. Gjithashtu, deklaratat e Ramës për marrje të pushtetit me dhunë në rast të mos shqyrtimit të kërkesave, si ajo për hapje të kutive, duke dhunuar në mënyrë të hapur ligjin dhe pushtetet e pavarura, alarmuan kancelaritë perëndimore për klasën politike që po kultivohet në Shqipëri, duke ditur se ky brez njihet edhe si trashëgimtarë i nomeklaturës komuniste....