E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: KiE i dha një godije të rëndë bojkotit të opozitës - kërkesa e Arta Dades, e dënueshme dhe antishqiptare

Kryeministri Berisha komenton situatën e krijuar së fundmi në Këshillin e Evropës, pas një kërkese të Arta Dades, për të ngrirë kredencialet e delegacionit shqiptar, kërkesë kjo që u injorua nga të gjitha grupet të majta dhe të djathta(UPDATE)- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e radhës të qeverisë se Asambleja Parlamentare e KE me pranimin e kredencialeve shqiptare i ka dhënë goditje fatale politikës së bojkotit të ndjekur nga opozita shqiptare. Berisha e cilësoi letrën e Arta Dades drejtues KiE si “antishqiptare”. “KiE i dha një goditje të merituar bojkotit. Kërkesa e PS-së është e dënueshme dhe antishqiptare” - deklaroi Berisha në mbledhjen e qeverisë. Kryeministri u shpreh se emërimi i Kastriot Islamit si anëtar të Asamblesë, u bë pasi ishte i vetmi në këtë forcë politike që kishte mandatin e Asamblesë. Duke e quajtur si akt “të paprecedentë”, sipas kryeministrit, KiE i dha një goditje të merituar bojtokit të PS. “Demokracia nuk shpërblen bojtokotin. PS të shprehë ndjesën e saj për situatën e krijuar. U bëj thirrje deputetëve socialist të kthehen përfundimisht në parlament”- deklaroi më tej, shefi i qeverisë, Sali Berisha. Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës i ka dha fund dje vendimit për të pezulluar përkohësisht të drejtën e votës të delegacionit parlamentar të Shqipërisë. Komisioni i Rregullores së Këshillit Europian, në mbledhjen e zhvilluar paraditen e djeshme vlerësoi se, “nuk ka mungesë balance në delegacionin shqiptar. Kuvendi i Shqipërisë nuk ka shkelur kërkesat e Rregullores së Asamblesë Parlamentare. Për këtë arsye, u vendos unanimisht të ratifikohen kredencialet e delegacionit të Shqipërisë”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›