Bumci: Bashkia e Tiranës cënoi sot pronën private
TIRANë- Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi deklaroi sot, se Bashkia e Tiranës ka cënuar pronën private në disa banesa në kryqëzimin e rrugës 'Bardhok Biba', vetëm pak metra larg qendrës së kryeqytetit, duke i konsideruar ato ndërtime pa leje.
Deputeti Bumçi takoi sot disa qytetarë të kësaj zone, të cilët e informuan se "3 ditë më parë policia ndërtimore në Bashkinë e Tiranës, ka prishur rrethimet e banesave të tyre të cilat i ka konsideruar si ndërtime pa leje".
Qytetarët thanë se policia ndërtimore pretendon se prishja e rrethimeve të banesave të tyre bëhet për rikonstruksionin e rrugës "Urani Pano", ndërsa sipas tyre "këto banesa nuk ndodhen në rrugën e pretenduar nga Bashkia". "Këtu bëhet fjalë për një rrugë provizore që kërkon ta marrë Bashkia në përdorim", thanë ata.
Sipas deputetit Bumçi "Bashkia e Tiranës deklaron se i ndërmerr veprimet për rikonstruksionin e rrugës 'Urani Pano' për të shmangur kompensimin e banorëve, pasi nëse duhet t'i prishë rrethimet për ndërtimin e një rruge të re, atëhere duhet të kompensojë qytetarët e prekur".
Ai tha se "Kushtetuta dhe ligjet e vendit kanë procedura se si bëhet shpronësimi i një prone në funksion të një vepre publike".
Duke e konsideruar këtë një akt të shëmtuar e banditesk, Bumçi siguroi banorët se "për PD-në prona është e shenjtë ndaj dhe do të vërë në lëvizje Këshillin Bashkiak që e drejta të shkojë në vend dhe përgjegjësit para drejtësisë".
(d.b/BalkanWeb)