“Sheshi”, PS: Xhaferri nuk i di varrin Ismail Qemalit
TIRANëS – Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati, deklaroi sot, Bashkia para se të nisë punën në sheshin qëndror të Tiranës ka marrë lejen fillimisht nga Instituti i Monumenteve.
Në reagim të deklaratës së Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i cili i cilësoi proçedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës për sheshin 'Skënderbej' në kundërshtim me ligjin, Bushati tha në një konferencë për shtyp se, "qytetarët e Tiranës e kuptojnë se ky projekt tranformues po tentohet të merret peng nga qeveria, edhe për të larguar vëmendjen nga kriza e rëndë e keqqeverisjes".
Bushati vlerësoi më tej se “Ministri Xhaferraj flet fjalë të kota, pasi është një Ministër i Kulturës që ta pyesësh nuk di ku ndodhet varri i të madhit Ismail Qemali”.
Në vijim të deklaratës së tij, Bushati theksoi se, “kjo është një tjetër arsye më shumë për të protestuar në 30 Prill në Tiranë”.
(d.b/BalkanWeb)