E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemikë e re për abuzimet seksuale të priftërinjëve katolik


Grupet e hebrenjëve dhe organizatat që mbështesin ata persona të cilët janë abuzuar seksualisht kur kanë qënë fëmijë nga priftërinj të Kishës Katolike kanë shprehur zemëratën e tyre ndaj komenteve që janë bërë nga predikuesi personal i Papa Benediktit, në lidhje me skandalin që ka tronditur Vatikanin.

Në një predikim në Romë, At Raniero Cantalamessa hoqi paralele mes sulmeve ndaj Kishës Katolike dhe aspekteve të anti-semitizmit,

Ai përmendi si të tilla përdorimin e stereotipeve dhe transferimin e fajësisë personale në faj kolektiv.

Por një zëdhënës i Vatikanit tha se predikimi nuk përfaqësonte qëndrimin zyrtarë të Kishës Katolike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›