E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci: Dy arsyet qe kane te huajt per ta vizituar Shqiperine

Rreth 70 vjet me pare nje turist gjerman arriti ne konkluzionin se Shqiperia ka nje te ardhme turistike? (Durch Albaniens Schluchten - botuar ne vitin 1939). Duke pasur parasysh gjithe kete periudhe kohore, a eshte tani sa duhet te jete Shqiperia nje vend turistik?

Absolutisht jo. Sepse qe nga koha qe turisti gjerman shkroi kete deklarate deri sot ka qene ne mes periudha e komunizmit gati 50 vjecare dhe e beri te pamundur zhvillimin e turizmit ne Shqiperi. Vendi po ashtu nuk arriti te ecte as me hapin e vendeve perreth, sepse kur ato vende zhvilloheshin ne kete drejtim, ne ishim te izoluar ne bunkerin tone. Kjo eshte edhe arsyeja pse Shqiperia nuk eshte ne ate stad zhvillimi qe duhet te ishte. Por nga ana tjeter ky konstatim nuk na lejon qe te shohim nga afer zhvillimet e bera ne keto vite, sepse ka nje pritshmeri si ne vendet perreth te cilat kane tjeter histori zhvillimi ne vendet e tyre.

Por a duhet ta vizitoje nje i huaj Shqiperine sot dhe pse?

Nje i huaj ka dy arsye per ta vizituar Shqiperine. E para kurioziteti i destinacionit qe nuk e njeh ende kete vend i cili eshte ne mes te Europes dhe jo ne ishujt e Paqesorit apo ne Afrike, pra ne vende qe duhet te paguaje shume shtrenjte per te shkuar atje. Sot ne Tirane je per nje ore nga Vjena dhe per nje ore e 20 minuta nga Munihu. Nje turist gjerman do te vinte tek ne per te zbuluar pikerisht sekretin e fundit te Evropes sepse nuk ka vend ne Evrope, aq me pak vende me bregdet, qe te jene ende te panjohura si Shqiperia. Pra nje destinacion i paeksploruar. Kjo eshte pra arsyeja e pare, terheqja. E dyta eshte cfare ofron Shqiperia. Ajo ofron nje produkt te vecante jo sepse ne nuk kemi karakteristika te njejta me vendet fqinje, por ato vijne ne nje vend me intensitet qe nuk e kane vendet fqinje. Kemi bregdetin, malet dhe trashegimine kulturore te cilat vijne ne hapesira gjeografike shume te vogla.

Por si mund te arrihet kjo, thjesht vetem nga kurioziteti? Te gjitha keto qe ka Shqiperia nje i huaj nuk i di. Shpesh degjojme qe vendit tone i mungojne prospektet apo mundesi te tjera per t'ia ofruar qytetareve te huaj, vecanerisht atyre evropiane qe ata te behen kureshtare per kete vend. A eshte punuar ne kete drejtim zoti minister?

Per kete ne kemi bere nje promovim, por jo promovim "agresiv“. Kjo per dy arsye. Arsyeja kryesore eshte qe vendi nuk ka qene gati. Nese ne do te fillonim kete ta benim fuqishem para shtate- tete viteve me pare kur ne erdhem ne qeverisje mendoj se vendi nuk do te mund ta perballonte nje fluks te madh turistik dhe kjo do te ishte negative per vendin tone. Ne deri ne 2007 kemi pasur nderprerje te konsiderueshme te energjise elektrike, mungese te nje infrastrukture baze, te rrugeve te furnizimit me uje te pijshem, etj. Pra nje vend qe i mungon infrastruktura baze nuk eshte i gatshem qe te prese turiste sic eshte sot ku ka nje bum zhvillimi ne drejtim te hotelerise dhe te sherbimeve te tjera per turistet. Pra gjykuam qe produkti te behej gati dhe per kete kemi investuar sikur ndonjehere ne historine e ketij vendi. Jane ndertuar akset e rrugeve kryesore dhe ato rurale, rruget ku jane zonat arkeologjike, keshtjellat apo parqet e shumta arkeologjike. Ceshtjet e njohjes se problemeve te Shqiperise kane qene shume te thella. Nje vend qe deri vone ishte i panjohur ose me paragjykimet e nje vendi qe eksportonte kriminalitet, nje vend qe tregohej me gisht si vend trafikimi. Ne e hoqem Shqiperine nga harta e skafeve dhe e beme vendin anetar ne NATO qe do te thote shume per nje te huaj. Sepse te jesh vend anetar i NATO-s do te thote se kemi te bejme me imazhin e nje vendi qe ben pjese ne nje aleance te sigurt, pra nje vend i maturuar dhe qe mori liberalizimin e vizave. Rol luan edhe fakti qe tani kemi nje rritje te madhe te investimeve ne Shqiperi dhe te gjitha keto kane sjelle ne permiresimin e imazhit te vendit qe ndihmon edhe turizmin.

Cilat jane disa nga problemet me te cilat perballet turizmi aktualisht dhe a ka konkretisht projekte per permiresimin e ketyre problemeve? Ne panairin aktual ne Berlin si u vleresua stenda e Shqiperise, ishte ne nivelin e duhur per te perballuar me konkurrencen e madhe dhe a kishte interes, vecanerisht nga gjermanet?

Mendoj se eshte koha qe ne te fillojme fushaten e promovimit te turizmit te Shqiperise dhe gradualisht do te kerkojme fondet e duhura per te arritur qe kjo fushe te kete frytet e saj. Pavijoni i Shqiperise nga vezhguesit e huaj dhe nga operatore te ndryshem eshte vleresuar me mire se ne vitet e meparshme, pra kemi nje permiresim ndersa pershtypjet e vete operatoreve shqiptare qe jane pjese e Panairit ne Berlin ishin se ka nje interes ne rritje nga operatoret dhe agjencite turistike gjermane ne krahasim me nje vit me pare. Kjo eshte shume e rendesishme. Rritja e interesit nga te huajt per turizmin ne Shqiperi nga viti ne vit eshte shume e madhe edhe ne krahasim me Greqine apo Kroacine, kuptohet jo ne vlera absolute sepse Kroacia ka 11-12 milione turiste ne vit, por si rritje vjetore e ka 4 deri ne 5 per qind. Ne ne vitin 2012 kemi pasur 26 per qind vizitore me shume se ne 2011. Kemi pasur 18,6 per qind vizitore me shume ne 2011 se sa ne 2010. Pra rritja eshte marramendese. Kuptohet eshte rritje kryesisht nga rajoni por edhe nga vendet e Evropes. Pra ka rreth 70 mije vizitore me pasaporte gjermane qe sigurisht ne mesin e tyre ka edhe shqiptare qe kane marre nenshtetesine gjermane. Por ka nje rritje te ndjeshme te qytetareve zvicerane, franceze, britanike, amerikane e te tjere qe vijne vizitojne Shqiperine. Kjo ka ndodhur pa promovim agresiv dhe kjo eshte shume e rendesishme.

A po punohet me vendet fqinje edhe per shkembim turistesh apo projekte te tjera te perbashketa?

Sigurisht qe po punohet ne disa drejtime. Mbi te gjitha per dy arsye. E para sepse vendet fqinje jane destinacione te njohura dhe ne perfitojme nepermjet paketave te perbashketa. Turistet vijne nga Korfuzi dhe mund te qendrojne nje dite ose nje nate e me pas vendosin te qendrojne me shume. Kjo vlen edhe per ata qe vijne nga Mali i Zi. E dyta sepse per shume vende Ballkani perendimor eshte nje destinacion turistik dhe paketat duke qene mikse behen me terheqese sepse nga vija e larget, nga Amerika kur vjen ne Ballkan nuk deshiron te qendrosh ne nje vend dhjete dite, por deshiron te shohesh edhe Kroacine, Malin e Zi, Maqedonine, Shqiperine. Pra te qendrosh neper keto vende eshte shume me terheqese. Per kete arsye po zhvillohen paketa turistike te perbashketa qe jane duke u shtuar dhe permiresuar. Ketu do vecoja si shume pozitive per zonen e Alpeve te veriut ne Shqiperi projektin „Majat e Ballkanit“ qe eshte ne bashkepunim me GTZ-ne gjermane. Ky projekt eshte perzgjedhur nga Keshilli boteror i turizmit dhe udhetimeve per dhenien e cmimit „Turizmi i se nesermes“ qe ndahet ne prill. Ne jemi ne listen e tre vendeve kryesore per kete cmim dhe shpresojme te perzgjidhemi, te jemi fituesit. Por edhe ne vendin e dyte apo te trete po te jemi eshte per ne nje vleresim i madh. Kjo do te ishte e rendesishme edhe per Kosoven dhe Malin e zi si vende ne kufi.

Sa merret parasysh edhe mbrojtja ekologjike e mjedisit, kur behet fjale per ndertimet, vecanerisht ne qytetet apo vendet turistike?

Ne kemi ardhur duke e permiresuar kete pike qe eshte pa dyshim nje nga kriteret tona baze ne fushen e turizmit. Sigurisht qe demtimet me te medha ne fushen e mjedisit ndodhen ne kohen e komunizmit me industrine e rende ne ate kohe qe shkaterroi zona te tera te Shqiperise dhe me hapjen e tokave te reja me shkaterrimin e pyjeve. Tani kjo industri pothuajse nuk ekziston fare ne keto permasa dhe kemi nje rikthim te pyjeve per shkak edhe te levizjes se popullsise nga vendet malore dhe per shkak se pyjet jane te reja dhe ka nje prezence te madhe te shtetit atje. Kemi investuar ne tregtimin e ujerave te zeza qe eshte shume e rendesishme. Sot liqeni i Pogradecit eshte nje liqen i nje cilesie te njejte sic eshte ne anen maqedonase. E njeta gje po behet edhe pergjate gjithe bregdetit nga Velipoja ne Ksamil. Qytetet tona jane ne fazen e rilindjes, te permiresimit. Qytetet kryesore kane ndryshuar shume ne aspektin e arkitektures dhe te mjediseve. Ne si ministri ne bashkepunim me Bashkimin Evropian kemi zbatuar shtate projekte ne zonat historike dhe ne qytetet kryesore si te Shkodres, Elbasanit, Korces, Beratit, Himares, Krujes, Tiranes e tjere. Kemi nje zbukurim te qyteteve shqiptare.

Elementi tjeter eshte qe nese nuk ka shume parqe brenda qytetit mendoj qe nuk eshte nje problem per tu ekzagjeruar sepse ne kemi qytete te vogla dhe ne pak minuta udhetim me makine del jashte qytetit dhe je ne zona vertet te gjelberuara kodrinore e malore, ku mund te shijosh natyren. Pra nese nuk kemi parqe brenda ne qytet sic ka ketu ne Gjermani, ka pak me larg ne periferi te qyteteve. Gjithashtu shume atraktiv turizmin ne Shqiperi e bejne edhe vendet apo monumentet historike kulturore sic jane muzeu i Skenderbeut dhe pazari tipik ne Kruje, kalaja e Shkodres ajo e Lezhes, kishat e shumta dhe kjo vlen edhe per destinacionin tjeter ne jug Sarande - Gjirokaster ku eshte Butrinti. Pra ne Shqiperi behen pushime te gjalla dhe aktive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›