E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Politika te votoje tre ligjet Rozeta Rapushi

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim (LSI), Ilir Meta, tha dje se forca politike qe ai drejton eshte distancuar nga konfliktet politike qe i bejne barrikade integrimit dhe ben thirrje per dialog, konsensus dhe bashkepunim. Nga Durresi, ku mori pjese ne nje takim me strukturat e Levizjes Rinore per Integrim, ku u anetaresuan 1500 anetare te rinj, Meta tha se te rinjte dhe te rejat e Durresit nuk mund te tolerojne me keto vonesa dhe kete stanjacion ne rrugen e integrimit evropian. “Vetem permes bashkepunimit, Durresi dhe e gjithe Shqiperia do te ece perpara me shpejt ne rrugen e integrimit dhe ne rrugen e zhvillimit, sepse ne nuk duam qe Shqiperia te vazhdoje te regjistroje shanse te humbura. Sepse ne nuk duam te humbasim trenin e radhes drejt Bashkimit Evropian, sepse ne nuk duam qe vendi te humbase projekte te tera dhe financime te cilat do te hapnin mijera vende pune per te rinjte ne Durres dhe ne te gjithe Shqiperine”, - theksoi Meta. Ai kerkoi pershpejtim te procesit te integrimit, si zgjidhje per ecurine drejt Bashkimit Evropian. “Forcat politike te mos rrembehen nga ankthi per fitoren apo humbjen me 23 qershor. Ndaj dhe ne si LSI shprehim edhe nje here tjeter vendosmerine tone dhe u bejme apel te gjitha forcave politike parlamentare per te gjetur sa me shpejt rrugen e konsensusit dhe te kompromisit per te miratuar dy ligjet dhe rregulloren qe do ta ndihmoje Shqiperine te fitoje statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, ne menyre qe te celet nje perspektive me e mire dhe me e shpejte per te gjithe ju”, - deklaroi kreu i LSI-se. Nga ana tjeter, Meta siguroi se te rinjte dhe te rejat e Shqiperise jane ne qender te vemendjes se Levizjes Socialiste per Integrim. “Celesi i suksesit te LRI-se nder vite, qe nga themelimi e deri me sot, ka qene dhe mbetet, ne menyre te vecante, pjesemarrja e jashtezakonshme dhe protagonizmi i vajzave te Durresit dhe te gjithe Shqiperise dhe une do te doja t’i pergezoja per kete angazhim te shkelqyer dhe per kete shembull emancipimi qe ato sjellin”, - u shpreh ai. Duke folur para te rinjve durrsake per ceshtjen e punesimit, Meta tha se per LSI-ne arsimimi per punesim, eshte motoja kryesore per sa i takon te gjithe reformes ne sistemin arsimor. “Per ne mbeshtetja e te rinjve dhe te rejave per te gjetur vendin e pare te punes ne jeten e tyre eshte mjaft e rendesishme”, - shtoi Meta. Ai i siguroi te rinjte se per LSI-ne standardet e zgjedhjeve te 23 qershorit jane me te rendesishme se cdo gje tjeter sepse stabiliteti i vendit dhe qetesia e ketyre zgjedhjeve jane shume te rendesishme per te pershpejtuar integrimin evropian te vendit.

Votimi pro, LSI: Vullnet qe 3 ligjet te votohen me cdo kusht

LSI e konsideron votimin ne Kuvend per zhvillimin e nje referendumi per votimin e tre ligjeve, si nje shprehje vullneti qe procesi i integrimit te ece perpara me cdo kusht. “Ne kemi qene mbeshtetes te medhenj te gjithe dialogeve dhe konsensuseve te medha, dhe ky ishte thelbi i deklarates time dhe vazhdojme te kemi te njejten fryme. Thelbi i iniciatives referendare per mendimin tim dhe ne kendveshtrimin e LSI-se ishte nje shprehje vullneti qe procesi i integrimit duhet te eci perpara me cdo kusht”, - u shpreh nenkryetari i LSI-se, Petrit Vasili. Sipas tij, iniciativa referendare duhet konsideruar nje shprehje vullneti, nderkohe qe zgjidhja optimale, ajo e cila eshte nje demonstrim i nje qendrimi te ri i nje klase politike qe ka kuptuar se c’thote Evropa, eshte qe te arrihet sa me pare mirekuptimi ne Parlament, por ekzistojne disa element te taktikave politike dhe llogarive politike qe e pengojne kete pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›