E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ironia e Malaj: Deputete te behen dhe ata qe kane punuar per PS

Deputeti aktual i Partise Socialiste, Arben Malaj, nje nder te paktit kritike ndaj Rames, te mbetur ne “kupolen” socialiste, pohon se ende nuk di asgje nese do te jete kandidat potencial per deputet. Kurse duke folur mbi listen e kandidateve per deputete qe po shpallet gradualisht nga Edi Rama, me doze ironie, ben thirrje qe ne te te perfshihen edhe njerez te cilet kane dhene keto vite kontribut per Partine Socialiste. Deklarata e z.Malaj u be ne nje dalje per mediat diten e djeshme, z.Malaj ku beri apel per nje proces sa me konkurrues dhe perzgjedhes te ekipit te ri te PS-se ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Malaj, iu shtua keshtu zerave brenda partise me te madhe ne opozite, me rezerva per listen e perzgjedhur nga kreu Rama per te garuar ne zgjedhjet e 23 qershorit. “Te gjitha forcat politike, aq me teper Partia Socialiste, duhet te kene nje proces ne perzgjedhjen e ekipit konkurrues. Sa me i mireharmonizuar te jete ky proces, sa me mire te ndihen te respektuar dhe te integruar te gjitha kontributet, sa me te plota te jene mundesite per promovim, bazuar ne merite dhe ne kontributet konkrete, aq me solidar, i inspiruar dhe aq me i suksesshem do te jete ekipi i ri konkurrues i PS”, - theksoi z.Malaj. Kurse qartesoi me tej: “Kur theksoj qe kontributet duhet te respektohen, kur theksoj qe kontributet duhet te harmonizohen me mire, eshte pikerisht nje mesazh”.

Deputet ne disa legjislatura te Kuvendit te Shqiperise dhe minister i Ekonomise dhe Financave ne kabinetet qeveritare socialiste, z.Malaj nuk mundi te shprehet dje, nese do te jete ne listat e ardhshme per deputete apo jo dhe jo me te pergjigjej se ne cilen zone do te kandidoje.

I pyetur nga gazetaret se ne cilen zone ai do te jete kandidat per deputet, ne Vlore apo ne ndonje tjeter zone si Kukesi ku eshte i deleguar nga PS, Malaj ngriti supet, kurse deklaroi se detyrimi i tij eshte te kontribuoje me pergjegjesi. “Angazhimi im per te diskutuar me opinionin publik te vendit tim, sfidat qe kishim me procesin e integrimit evropian, sfidat per modernizimin e politikes shqiptare, sfidat per kufizimin e pushteteve absolute apo pushtetet e perqendruar ne pak duar, nuk kane qene pjese spontane, por ka qene nje detyrim mirenjohes per nje eksperience politike, qe te kemi pergjegjesi dhe te kemi kuraje te flasim per sfidat qe kemi”, - theksoi deputeti socialist.

“Detyrimi im mirenjohes ndaj socialisteve qe me kane mbeshtetur ne disa mandate politike dhe qeveritare, eshte shume me i madh se sa nje emer konkret, nje liste konkrete, apo nje karrige konkrete ne nje mandat konkret”, - nenvizoi Malaj i pyetur serish nese eshte ne dijeni te ndonje zone te mundshme qe mund t’i caktohet.

Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili prej disa javesh po ben prezantime publike te kandidateve per deputete, nuk i ka komunikuar deputeteve aktuale asnje vendim nese do te jene apo jo pjese ne listen e tij te re. Sakaq, per prurjet e reja te prezantuara si kandidate per deputete, z.Rama ka anashkaluar vendimin e Kryesise se PS, e cila per here te fundit eshte mbledhur nentorin e kaluar. Emrat e fiksuar nga Rama, perjashtuar emra si Lindita Nikolli, ne masen me te madhe nuk kane kontribut te deritanishem ne PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›