E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Ndryshime statutore në PD

Kryetari i PD për Tiranën Aldo Bumçi thotë se ndryshimet e pritshme në statutin e kësaj force politike, në të gjitha rastet duhet të garantojnë një parti të fortë dhe funksionale edhe në rastin kur ajo është në pushtet. Kështu Bumçi nuk përjashton edhe sanksionimin në statut të ndarjes së posteve ministrore me ato drejtuese në parti, në rast se kjo i shërben qëllimit. Ndarja e këtyre funksioneve është në fakt një debat gati 2-vjeçar në Partinë Demokratike por që pritet të marrë përgjigje në mënyrën sesi do të trajtohet, falë një procesi ndryshimesh statutore.
Paralelisht me ndryshimet statutore, Partia Demokratike është përfshirë nga një proces analizash në bazë mbi rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Analiza që sipas kryetarit të PD për Tiranën nuk do të synojnë prerje kokash. Bumçi flet për rastin e Tiranës, si po trajtohet ky qark nga strukturat e partisë në raport me zgjedhjet.
Procesi i analizës do të përfundojë përpara mbajtjes së kuvendit kombëtar të PD në 12 dhjetor, aty ku dhe do të bëhet analiza e përgjithme e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›