Gjashte komuna ne Gjirokaster, ndihma per te demtuarit
Disa komuna te qarkut Gjirokaster, ne shenje solidariteti me banoret e shperngulur nga permbytjet ne Shkoder, kane vendosur te japin nje kontribut financiar. Konkretisht komunat Lazarat dhe Cepo nga 400 mije leke, Lunxheria me 3 mije euro, Odrie, Pogon dhe Dropull i Siperm nga 2 mije euro. Kontributi i komunes Lazarat do te shtohet edhe me nje page mujore te kreut te komunes dhe nga 5 mije leke nga cdo i punesuar dhe cdo keshilltar. Po keshtu ne kete komune eshte krijuar edhe nje komision per te nxitur kontributin e komunitetit.