E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pele optimist per Brazil 2014

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, është shfaqur optimist se presidentja Dilma Rusef do të përmbushë kërkesat e FIFA-s për Botërorin 2014. Kongresi brazilian ende nuk e ka miratuar ligjin për lejimin e pijeve alkoolike në stadium, I cili vazhdon të shtyhet dhe të mos gjejë zgjidhje. 

Brazili e ka ndaluar konsumin e alkoolit në stadium mbi një dekadë më parë, në tentativat për të evituar dhunën ndërmjet tifozëve gjatë dhe pas ndeshjeve. Megjithatë, duke qenë se ka kompani birrash mes sponsorëve, FIFA kërkon me ngulm që përdorimi i alkoolit të lejohet në aktivitetin më të rëndësishëm në botë. 

Duke folur në 100-vjetorin e themelimit të ish-klubit të tij, Santos, Pele deklaroi se kryetarja e shtetit po bën të gjitha përpjekjet për ta kaluar ligjin për Kupën e Botës. 

“Nuk duhet të harrojmë se kërkesat e FIFA-s ishin pranuar nga presidenti Lula në periudhën kur ai ishte në krye të shtetit. Tashmë presidentja Rusef ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që kërkesat të realizohen”, deklaroi ai. 

Në fillim të marsit, situate ka qenë mjaft e tensionuar, ndërsa deklarata e sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Zherom Valke se Brazili kishte nevojë për një shkelm në të ndëjtura për të ecur përpara me përgatitjet. Ndërkohë, që Pele, i cili është caktuar si ambasadori zyrtar i Kupës së Botës 2014 nga drejtuesja e shtetit ka ndikuar në uljen e tensionit ndërmjet palëve. 

Përgatitjet në Brazil nuk po ecin me ritmet e parashikuara. Ndërtimi i stadiumeve është mjaft i ngadaltë, ndërsa kostot janë shumëfishuar. Por, më shqetësues është fakti se projekte e tjera shumë të rëndësishme si aeroportet, rrugët e hotelet janë shumë mbrapa me parashikimet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›