E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumci: Rama, abuzim me trojet ne kryeqytet

Deputeti i Partise Demokratike, Aldo Bumci, akuzoi dje kryesocialistin Edi Rama, njeheresh kryetari i bashkise se Tiranes, se ka kohe qe nuk eshte me ne sherbim te qytetareve. "Tiranen dhe qytetaret e saj, ai ka vite qe i ka bojkotuar dhe i ka braktisur ne detyren e tij si kryetar i bashkise se Tiranes. Interesat e paligjshme ekonomike te tij dhe te klanit te tij, jane e vetmja arsye qe e lidhin ate me Tiranen", kritikoi kryebashkiakun e Tiranes, Aldo Bumci. Ai solli ne vemendjen berjen publike te shitjes se truallit te parku "Rinia" me 97 euro, ose 12 mije leke metrin katrore, si nje shkelje shume e rende e ligjit. Sipas tij, ky abuzim behet dhe me i rende kur vete bashkia e Tiranes e ka vleresuar truallin perballe hotel "Dajtit", ne anen tjeter te bulevardi, me 1500 euro metrin katror. Deputeti demokrat vleresoi se ky eshte nje shembull me shume i arrogances, me te cilen Edi Rama qeveris Tiranen. Per Edi Ramen, vijoi me tej Bumci, nuk ekzistojne, nuk kane asnje vlere, as ligji dhe morali, as Tirana dhe qytetaret e saj. "Ekziston vetem nje interes: perfitimi i paligjshem ekonomik i tij dhe i klanit te tij", tha me tej zyrtari larte demokrat. Ai tha se ky nuk mund te jete kryetari i Bashkise se kryeqytetit, ky eshte kryetari i interesave te paligjshme ekonomike. Sipas tij, Edi Rama nuk eshte me ne sherbim te qytetareve, ai eshte ne sherbim te interesave te klanit te tij te ngushte. Pas deklarates se deputetit demokrat, reagoi Partia Socialiste. "PS i ben thirrje Aldo Bumcit e mbi te gjitha Sali Berishes, te paraqiten ne gjykate e ne prokurori e t'i vertetojne aty akuzat e tyre, ku mbi 20 akuza penale e civile rendojne mbi shefin e nje qeverie qe sot nuk perfaqeson me vullnetin e shumices se shqiptareve", reagoi zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›