E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet shqiptari me arme, dyshohet per trafik prostitutash

Nje shqiptar 28-vjecar, ka rene ne prangat e policise italiane, pasi gjate kontrollit atij iu gjet e fshehur na makine nje pistolete. Arrestimi i Drini Karajt, eshte kryer nga policia e Trevisos, gjate nje kontrolli te rastesishem. Policet ishin ne patrullen e tyre te zakonshme dhe rastesisht kane pare dy automjete te tipit "Renault" dhe "Golf". Ne te parin qendronte shqiptari, i cili kishte ndaluar dhe po perpiqej te fliste me pasagjeret e makines tjeter, ku ndodheshin dy prostituta. Ne kete moment policia i kerkoi shqiptarit te nxirrte dokumentet dhe kur ai hapi kroskotin e makines se tij, policia dalloi nje pistolete, "Berret" e kalibrit 22, e cila ka rezultuar e vjedhur. Menjehere policia ka nderhyre per ta shoqeruar shqiptarin, por ai ka kundershtuar me dhune duke tentuar te ike. Karabinieret italiane, kane mundur t'i vendosnin atij prangat dhe pas nje kontrolli atij iu gjeten dhe nje sasi parash prej 2000 eurosh, te cilat ai i kishte futur ne kollaren e tij. Sipas pohimeve te tee arrestuarit, parate i kishte fituar nga puna e tij por mesa duket ai kishte nen zoterim prostitutat e makines tjeter gje qe shpjegon dhe sasine e parave qe ai kishte fshehur. Policia ben te ditur se vajzat qe ndodheshin ne makine prapa shqiptarit, ishin nje shqiptare 22 vjecare dhe nje rumune 24 vjecare, per te cilat u mor masa e largimit te menjehershem nga shteti italian.

Arrestimi

Karabinieret italiane, kane mundur t'i vendosnin atij prangat dhe pas nje kontrolli atij iu gjeten dhe nje sasi parash prej 2000 eurosh, te cilat ai i kishte futur ne kollaren e tij. Vajzat qe ndodheshin ne makine prapa shqiptarit, ishin nje shqiptare 22 vjecare dhe nje rumune 24 vjecare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›