Bode: Rama tenton destabilizimin e ekonomise
"Per gjate gjithe vitit 2009 Rama dhe emisaret e tij te deshtuar, u perpoqen te krijojne ne opinionin publik ndjesine e nje krize te thelle ne ekonomine shqiptare. Ata u perpoqen qe ta destabilizojne sistemin financiar duke ngritur parullat e falimentimit te sistemit bankar dhe te pasigurise se depozitave", iu pergjigj dje ministri i Financave, Ridvan Bode nje deklarate te kryetarit te PS, Edi Rama. Pasi deshtuan ne perpjekjet e tyre gjithe vjetore me rastin e Vitit te Ri, edhe nje here Rama dhe shpura e tij shfaqen para shqiptareve me modelin e gogolit, tha Bode. Sipas tij e verteta e zhvillimeve ekonomike ne Shqiperi, tashme eshte e njohur dhe e bere publike, jo vetem nga qeveria por edhe nga institucionet nderkombetare financiare qe kane asistuar dhe asistojne ne Shqiperi. Bode tha se jane disa raporte te njepasnjeshme te emetuara nga Fondi Monetar Nderkombetar, nga Banka Boterore dhe Agjencite e saj, nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, nga Komisioni Evropian, te cilat sanksionojne se ekonomia shqiptare ishte nder te paktat ekonomi evropiane qe qendroi jashte vorbulles se krizes me te thelle ekonomike qe ka njohur bota qe nga vitet '30. Kreu i Financave saktesoi se te gjitha keto raporte konfirmojne nje rritje ekonomike per ekonomine shqiptare gjate vitit 2009, e vleresuar me nuanca nga variantet me pesimiste drejt atyre me optimiste qe shkojne nga 2-5% rritje per gjate vitit 2009. Bode tha se nga 1 korriku te vitit 2010 do te kemi rritje te pagave dhe pensioneve. Ne rritem masen e shperblimit per nje sere kategorish qe mbulohen nga programe asistencialiste. Nga ana e qeverise ne muajin prill-maj te ketij viti, ne mundesuam rritjen e qenesishme te shperblimeve per nje sere kategorish qe kane te bejne me invaliditetin, me kategori te tjera qe perfitojne prej ketyre skemave me nje vlere vjetore prej 25 milione dollare, shtoi ai.
PS: Ministri i piramidave, serish genjen
Partia Socialiste reagoi dje per deklaraten e ministrit te Financave, Ritvan Bode, duke i kerkuar qe te lere demagogjite e vitit 1996. Permes nje komunikimi per mediat, nensekretari per Programin, Ervin Bushati, njeriu qe ndryshe nga cfare kishte premtuar, rriti cmimin e energjise, flet per te paqena, per rritje ekonomike dhe standarde, qe mund te jene te verteta per familjen dhe ministrat e oborrit, por jo per shqiptaret e thjeshte. "Ku e gjen kurajen ministri i piramidave te '96, per te dale e per te genjyer serish shqiptaret, 13 vjet me pas", u shpreh Bushati.