E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperblimet, qeveria hap "qesen"

Rozeta Rapushi

Qeveria vendosi dje ndarjen e shperblimeve per festat e fundvitit, per pensionistet dhe buxhetoret. Por ndryshe nga viti i kaluar, kete here pensionistet ne te gjithe vendin, duhet te mjaftohen me nje shperblim prej 2500 lekesh, nga 5 mije qe moren vjet. Nderkohe qe per nepunesit e administrates shteterore, shperblimi u nda ne dy kategori, 15 mije leke per rrogat e uleta dhe 10 mije leke per ata qe kane paga te larta. Keto shperblime do te perballohen me fondin e akorduar nga Ministria e Financave, prej 15 milione dollaresh. "Qeveria do te mundesoje shperblimet e fundvitit per pensionistet dhe punonjesit e institucioneve buxhetore. Qeveria qendron dhe do t'u dergoje pensionisteve shqiptare, si dhe punonjesve te administrates, kartolinen e Viti te Ri",-tha kryeministri. Sipas tij, fondi u akordua nga Ministria e Financave, pavaresisht disa veshtiresive te hasura, si kriza nga njera ane dhe rritja e parakohshme e rrogave nga ana tjeter. "Nuk mund te injorohen veshtiresite e krijuara nga kriza nga njera ane dhe nga fakti tjeter per shkak te zgjedhjeve, ne menyre qe te mos mund te lidhej rritja e rrogave dhe pensioneve me voten, ne u detyruam kesaj radhe te avanconim dy muaj para, rritjen e rrogave dhe pensioneve. Pra normalisht rritja behet nje here ne vit dhe i takonte qe te fillonte ne 1 korrik", sqaroi kryeministri. Nga ana tjeter, kreu i qeverise u shpreh se rritja e ketij viti, eshte rritja me e madhe ne historine e vendit, me nje fature te fuqishme nderkohe kur ne vende te tjera rrogat per shkak te krizes pesuan renie nga 6 ne 12 dhe 14 %. "Pavaresisht nga kjo situate Ministria e Financave, pas nje shqyrtimi teresor te burimeve ia ka dale te siguroje 15 milione dollare si shperblim per pensionistet dhe keto do te jene 25 mije leke(te vjetera) per pensionist", vijoi kreu i qeverise. Sipas tij, jane jo te pakta vendet, te cilat kete vit nuk do te shperndajne shperblime ne fundvit, apo vende te tjera ku kjo shume do te jete 12 euro dhe do te jepet ne muajin janar. Duke u ndalur tek ceshtja e pagave per zyrtaret, kreu i qeverise hodhi poshte edhe zerat, se qeveria qe ai drejton ka bllokuar pagat per zyrtaret. Kryeministri sqaroi se Ministria e Financave ia ka dale te garantoje shperblimin e fundvitit per punonjesit e administrates, shperblim, i cili per rrogat e uleta te administrates do te jete 15 mije leke dhe per rrogat e tjera 10 mije leke. "Dua te theksoj se nuk ka, as edhe nje zyrtar te vetem te te gjithe piramides shteterore te vendit, qe nuk ka marre rrogen. Ky eshte nje mashtrim i bazuar ne genjeshter. Buxheti ka disponuar te gjithe shumen e nevojshme per pagat, pa asnje lloj medyshje", theksoi ai. Kreu i qeverise Berisha, theksoi se qeveria nuk ka bllokuar asnje page, por ka pranuar te respektohen afatet ligjore ne dhenien e pagave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›