Rama: Kriza, vendi drejt kolapsit
Denis Dedej
Asambleja Kombetare e Partise Socialiste, ka miratuar dje nje rezolute lidhur me ceshtjen ekonomike ne vend dhe qendrimi qe do te mbajne ne te ardhmen. Krahas rezolutes eshte miratuar edhe struktura e re e Keshillit Ekonomik Kombetar te PS, qe do te merret posacerisht e ne menyre sistematike me ekonomine. Pas fjales se mbajtur nga paneli i dhjete eksperteve socialiste, ne fund te diskutimit mbajti fjalen e rastit, kryesocialisti Edi Rama, i cili vleresoi se viti 2010 do te jete viti i shperfaqjes se plote te krizes ekonomike qe ne e kemi paralajmeruar prej kohesh, edhe me me shume kembengulje ne muajt e pare te 2009-es. "Viti 2010 do te jete viti i rikthimit mbrapsht, ne te shkuaren, nderkohe qe vite te tjera kane kaluar pa rritur dot qendrueshmerine e themeleve te nje sistemi politik dhe ekonomik", u shpreh Rama. Sipas tij, praktikisht ka mbaruar nje tjeter cikel i sforcuar rritjeje reale e shifrash te manipuluara, brenda kufijve te nje modeli ekonomik te ndertuar gabim. Ai tha se ka filluar nje renie agresive ekonomike, qe me ndihmen e Zotit, mos qofte me tramundane te medhenj per vendin e sfilitur shume ne te tera drejtimet edhe pa filluar viti i ri i krizes me te rende te ekonomise, pas vitit 1997. Kreu i PS vleresoi se viti 2009 po mbyllet pas disa muajsh te fundit me 0% rritje dhe se fundmi, me shifer negative nen 0% "Kjo nuk eshte nje krize ekonomike e ngjashme me krizen financiare globale dhe s'ka asgje te perbashket me krizen e sistemit te kapitalizmit nderkombetar", theksoi Rama. Me tej ai nenvizoi se kriza shqiptare e ekonomise, eshte kriza e nje kapitalizmi pa demokraci, pa institucione, pa konkurrence te lire e te ndershme, pa sistem qe vlereson meriten dhe talentin e individit, ne kushtet e nje kapitalizmi farefisnor. Kryesocialisti thote se s'ka shprese se ne qeverine e sotme te Shqiperise ka veshe per zerin e forte te arsyes kombetare e qytetare ne kushtet e nje krize te gatuar per arsye deri personale e familjare. "A nuk ju duket se shtesa prej kater vjetesh, qe i beri se fundmi mandateve te tij, te parashikuara deri vone publikisht gjere ne vitin 2021, ngjan si shprehja e pavetedijshme e nje deshire te Sali Berishes, per t'u ndare nga kjo bote i ulur ne karrigen e kryeministrit dhe jo ne ate te te pandehurit, ne mes te Lulit e te Kolit, per nje abuzim qe pa asnje dyshim eshte me i turpshmi ne historine e tranzicionit shqiptar?", deklaroi lideri i opozites. Rama i beri apel kundershtarit te tij politik qe te rizgjedhe sa nuk eshte vone per te gjithe, pasi sic tha ai, ne vend se ta qetesoje klimen e biznesit ai ka zgjedhur ta acaroje ate krejt artificialisht. "Shkurt kjo krize nuk mund te mbaroje pa larguar Sali Berishen nga detyra qe shperdoron prej kohesh, duke u faturuar padrejtesisht shqiptareve cmimin e paperballueshem te Viti te Ri 2010", perfundoi fjalen e tij, kreu i PS. Ne mbledhjen e Asamblese Kombetare ishin te pranishem edhe deputetet e LMN-se, Ben Blushi, Arben Malaj dhe Marko Bello.
DISA NGA PIKAT E REZOLUTES SE PS
NE FUSHEN E POLITIKAVE FISKALE
Te rishikohet Buxheti i vitit 2010, qe eshte mbeshtetur kuturu ne nje rritje ekonomike fiktive te supozuar me 6.5%. Kjo rritje jo realiste perben nje kercenim te hapur per stabilitetin makroekonomik dhe e ben objektivin mbi te cilin ngrihet e gjithe ngrehina e Buxhetit te vitit 2010 absolutisht te parealizueshem dhe vete buxhetin teresisht te kompromentuar qe ne leter;
Te qetesohet klima e acaruar artificialisht e biznesit per qellime te mirefillta politike dhe te rivendoset menjehere dialogu me komunitetin e biznesit, per ta bere ate pjese integrale te masave te perballimit te krizes;
Te realizohet nje ulje e perkohshme 12 - 18 mujore e taksave mbi biznesin e rrezikuar nga kriza per te stimuluar aktivitetin e sipermarresve si motori me i shpejte ekonomik i vendit.
NE FUSHEN E POLITIKAVE MONETARE
Banka e Shqiperise te vleresoje mundesite per nje ulje te shpejte te normes te interesit;
Banka e Shqiperise te vleresoje mundesi te tjera per politika qe lehtesojne shkrirjen e likuiditetit
Banka e Shqiperise nepermjet politikave te saj dhe bashkepunimit me qeverine dhe nderkombetaret duhet te mbeshtese monedhen vendase duke parandaluar, ndaluar spekulimet me synim rikuperimin nga renia drastike e vleres se lekut.
MALAJ: "Viti 2010, perkeqesim ekonomik"
"Aktiviteti ekonomik ne renie. Me pak importe me pak eksporte. Tetori 2009 rreth 21% me pak se Tetori 2008. Eshte rritur paraja jashte banke me rreth 21 %. Rritje e kostos se parase per financim te ekonomise dhe biznesit. Rritje te kostos se borxhit qeveritar. Ne dy vite 280 milion dollare me shume. Rritje e kostove psikologjike mbi konsumatorin dhe investitoret. Me pak konsum dhe investime, me pak rritje ekonomike, me shume papunesi dhe varferi. Me pak te ardhura ne buxhet - me shume risk per deficitin dhe borxhin publik".
E.MEKSI: "Renia e lekut varferon shqiptaret"
"Zhvleresimi i lekut mund te kete efekte negative edhe ne oferten agregate, pasi rrit cmimin e inputeve te importuara ne ekonomi dhe ka efekt ne cmimet finale te produkteve dhe sherbimeve, duke i bere ato me te shtrenjta, sic po ndodh kohet e fundit. Nderkohe buxheti 2010 me gjithe zhvleresimin galopant, parashikon vleren e kembimit 1 euro me 130 lek, qe tregon perseri papergjegjshmerine ne parashikim. Zhvleresimi eshte nje takse e fshehte qe me rritjen e cmimeve, po e paguajne shqiptaret duke rritur te ardhurat per buxhetin e shtetit".
SHALSI:"Trojet publike, Familja i privatizon"
"Trojet publike te dhena me qera per fshatra turistike jo te banueshem ne Golem e gjetke, privatizohen familjaret e nga klientet e Pushtetit te Familjes, qe lufton "mafian" e trojeve publike ne opozite. Dhendri i Familjes ne Pushtet behet menaxher i projektit te bregdetit. Mbi bregdet leshohen sekseret e oborrit te Familjes. Nis operacioni spastrimi i Jales. Shtrohen rruge "ne drejtim te paditur". Blihen toka nga Vajza e Pushtetit ne Gjirin e Lalzit. Shtrohet nje rruge e gjere me fondet e Pushtetit te Vajzes. Pastaj del nje leje per nje sterfshat turistik".
BEQJA:"Shqiptaret, shume nen minimumin jetik"
"Bazuar ne sa me siper mund te themi se cdo familje qe ka te ardhura me te vogla se 23.200 leke ne muaj jeton nen minimumin jetik. Nje menyre me reale per te matur varferine eshte vleresimi relativ. E varfer ne boten e sotme moderne quhet ajo familje qe ka te ardhura me te uleta se gjysma e te ardhurave mesatare te vendit. Nese nje familje mesatare shpenzon ne muaj 59.700 leke atehere cdo familje qe ka te ardhura nen 29,870 leke duhet konsideruar e varfer. 90 mije familje - ndihme ekonomike, plotesojne vetem 6.3 per qind te nevojave".
DEDA:"Shendetesia, fondet me te uleta ne Evrope"
"Vazhdojme te kemi shpenzimet me te uleta ne Evrope per shendetesine ( flitet 3.2 e GDP). Sot kemi nje sistem ku me miliona leke i jane dedikuar kartes se pacientit dhe ajo akoma nuk ekziston. Nje sistem qe nuk ka mekanizma konkrete te kontrollit te shpenzimeve ku abuzohet me fondet nga drejtuesit e radhes. Sistemi teresisht i ri i predikuar ne programin e qeverise eshte katandisur ne sistemin e tarifave ku cmimet variojne nga 1000 mije leke deri ne 3000 leke. Sot kemi nje sistem ku shteti kerkon para ne".