E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Rama, i vetmi që pengon integrimin

Gazeta Shqip

Replikon Majko: Ministri ngatërron podiumin e PD-së me atë të ministrisë 

Ministria e Jashtme ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryetarit të PS-së për çështjen e politikës së jashtme. Zoti Rama, a e di ti, se je i vetmi kryetar opozite i një vendi tashmë anëtar të NATO-s, ku të ankoroi kjo qeveri, që pengon integrimin e vendit në BE? A di ti, se je i vetmi kryetar opozite, që ka bllokuar dhe bërë lloj-lloj akrobacish për të penguar liberalizimin e vizave për shqiptarët? A e di ti, se je i vetmi kryetar opozite, që ka anatemuar dhe përbaltur Rrugën e Kombit? Dhe sot, vazhdon të jesh i vetmi kryetar opozite që për hir të interesit të ngushtë personal politik, vazhdon të bllokosh e të mbash peng miratimin e tri ligjeve për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ministri Bumçi, në reagimin e tij, thekson se ndoshta ai paragjykohet sot, pasi del dhe me deklarata për miqësi të mirë me Kosovën, ndërkohë që shqiptarët këndej dhe andej kufirit janë vëllezër, shumë më shumë sesa miqësia e re që dashka të na ndërtojë z. Rama. Pas këtij qëndrimi ka replikuar dhe Pandeli Majko, i cili e cilëson si të çuditshëm përdorimin e podiumit të MPJ-së për akuza politike. Si ka mundësi që një ministër i Jashtëm i një shteti anëtar të NATO-s të bëjë deklarime të tilla nga podiumi i zëdhënies së shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare!? Fushata zgjedhore është konkurrim partiak dhe nuk ka të bëjë me politikën e jashtme të një shteti. Deklarime të tilla rëndom bëhen nga sallat partiake dhe jo të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme. Ky është një gjest që i kushton seriozitetit të shtetit shqiptar, shkruan Majko në Facebook.

Bumçi: Rama, i vetmi që pengon integrimin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›