E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Rama po dëmton themelet e fqinjësisë së mirë të Shqipërisë me Maqedoninë

18-09-2013 / Gazeta 55

Ish ministri i Jashtëm shigjeton ashpër deklaratën e Kryeministrit


Ish ministri i Jashtëm, njëherësh dhe deputet i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi kritikoi ashpër deklaratën e Kryeministrit Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Maqedonisë. Barazimi që i bëri minoritetit maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedonisë, në vlersimin e ish ministrit është i pafalshëm. Sipas Bumçit, Kryeministri Rama nuk ka kuptuar rëndësinë e detyrës, pasi ai nuk specifikoi Marrëveshjen e Ohrit, e cila ka qenë në çdo raport të BE dhe është kusht për integrimin e Maqedonisë. Deputeti i PD deklaroi se “Kryeministri Rama po dëmton themelet e fqinjësisë së mirë të Shqipërisë me Maqedoninë”.


Deklarata e plotë për shtyp e deputetit të PD, Aldo Bumçi


I painformuar dhe i paorientuar përsa itakon politikës së jashtme dhe nuk ka kuptuar përgjegjësinë e re shtetërore qëka marrë. Me pretendimin e një politike të re, të cilën duhet ta përkufizoj, z.Rama po dëmton themelet e fqinjësisë së mirë që deri tani ne kemi zhvilluar mefqinjët.

E para, z.Rama nuk përmendi në mënyrëspecifike Marrëveshjen e Ohrit, marrëveshje e cila i dha fund konfliktit nëMaqedoni, është dokumenti më i rëndësishëm, bazë mbi të cilin duhet tëzhvillohen marrëdhëniet ndëretnike. Marrëveshja e Ohrit ka qenë përherëkryefjalë e gjithë diplomatëve shqiptarë, është e përfshirë në çdo raport tëBashkimit Europian, dhe është kusht për avancimin e Maqedonisë drejt Europës.

E dyta, në një deklaratë të papreçedentë,z. Rama vuri shenjën e barazimit ndërmjet pakicës maqedonase në Shqipëri  dhe shqiptarëve të Maqedonisë.

Në rradhë të parë kjo është një çartisjediplomatike. Nuk mund të vendoset shenja e barazimit ndërmjet një pakicemaqedonase këtu dhe shqiptarëve të Maqedonisë që përbëjnë mbi 25 përqind tëpopullsisë.

E dyta, z. Rama deklaroi se ne nuk kemitë drejtë të kërkojmë të drejta të shqiptarëve në Maqedoni, për sa kohë nukplotësojmë kërkesat e pakicave të maqedonasve këtu.

Informoj z. Rama, që në të gjitharaportet e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, Organizatës për Siguri dheBashkëpunim në Europë (OSBE), Shqipëria vlerësohet me notat më të larta përplotësimin e kërkesave, respektimin e të drejtave të pakicave. Pra, njëkrahasim i tillë është tërësisht i pavend dhe dëmton rëndë, e para, interesintonë kombëtar, marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni dhe defaktorizon Tiranën, sinjë faktor shumë i rëndësishëm i stabilitetit në rajon sepse kjo deklaratë e z.Rama, patjetër do të lexohet nga shqiptarët e Maqedonisë dhe ata do të shikojnëse Tirana ka ndryshuar një qëndrim tërësisht të ndryshëm nga ai që ështëmbajtur gjatë 22 viteve në politikën e shtetit shqiptar ndaj Maqedonisë sipolitikë, që ka siguruar fqinjësinë e mirë, stabilitetin e Maqedonisë dhe respektimine të drejtave të shqiptarëve atje.

Z. Rama duhet t’i shpjegojë shqiptarëvese çfarë është kjo politike e re që ai synon të ndjekë, e cila po çbënthemelet, mbi të cilat është bazuar politika jonë e jashtme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›