E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, pranga 35-vjeçarit, iu sekuestrua në shtëpi një arsenal armësh

PUKË- Ditën e sotme policia ka arrestuar në flagrancë 35-vjeçarin Gazmend Muhamet Brahimi nga fshati Rrapë, Komuna Rrapë e rrethit të Pukës. Në banesën e 35-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestrua një arsenal armësh dhe një sasi lëndë narkotike canabis sativa.

Policia sekuestroi në cilësinë e porvës materiale: 15 armë automatike Model AK-47, 1 automatik Model PPS, 1 mitroloz i Lehtë, 9 krehëra automatiku me nga 30 fishekë, 14 arka metalike me fishekë model 56 mm, një armë gjahu cifte pa leje, 400 m fitil zjarrpërcjellës, 5 kallëp tritol si dhe një sasi lënde narkotike Canabis Sativa.

Pas arrestimit në vendngjarja ka shkuar grupi hetimor i cili po kryen veprimet proceduriale hetimore. Më pas policia ka ushtruar kontrolle në të gjithë zonën. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›