Durrës, Rama mbledh kryesinë e PS dhe krerët e bashkive të majta
TIRANE – Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së ka mbledhur mbrëmjen e sotme në Durrës kryesinë e Partisë Socialiste dhe disa nga krerët e bashkive të majta në vend. Takimi ka nisur rreth orës 21:00 dhe po zhvillohet pa praninë e mediave në një hotel privat tek “Shkëmbi i Kavajës”.
Mësohet se në takim janë të pranishëm, zv/kryeministri Niko Peleshi, deputetët Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Blendi Klosi, Mimi Kodheli dhe Taulant Balla, si dhe kryebashkakët e Durrësit dhe Elbasanit, Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini.
(BalkanWeb)