E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, Rama-ministrave: Brenda javës sillni planin për reformën strukturore

TIRANE- Qeveria e re, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, zhvilloi të mërkurën në mbrëmje me dyer të mbyllura, mbledhjen e dytë, pas konstituimit të saj.

Në përfundim të mbledhjes, në faqen zyrtare të Kryeministrisë u publikuan vendimet e marra sot nga kabineti qeverisës. 

Qeveria përcaktoi fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Gjithashtu Këshilli i Ministrave përcaktoi edhe fondin për funksionimin e ministrive të reja.

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së sotme, u ka kërkuar ministrave paraqitjen brenda një jave të planeve për reformën strukturore në çdo ministri. 

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Durrës, Rama mbledh kryesinë e PS dhe krerët e bashkive të majta Qeveria 'Rama' zbardh Kodin Etik Ministror: Mosabuzim me funksionin Arvizu takon Ramën: Gati t'ju ndihmojmë për reformat e integrimit Rama: Qeveria e vendosur të hapë të gjitha dyert e nevojshme për investitorët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›