E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumci: Rama po demton themelet e fqinjesise se mire Eljona Ballhysa



Ish-ministri i Puneve te Jashtme, Aldo Bumci e ka cilesuar te gabuar qendrimin e Kryeministrit Rama ne lidhje me marredheniet mes Shqiperise dhe Maqedonise. Sipas Bumcit ne deklaraten e tij Rama nuk permendi ne asnje moment Marreveshjen e Ohrit, e cila eshte percaktuese per bashkejetesen e shqiptareve te Maqedonise dhe popullsise maqedonase. Sipas Bumcit, Rama po ndryshon ne menyre thelbesore politiken e jashtme te ndjekur nga Shqiperia ne 22 vite pluralizem, duke rrezikuar ne kete menyre marredheniet e fqinjesise se mire. “Zoti Rama po demton themelet e fqinjesise se mire qe kemi pasur deri tani. Rama nuk permendi Marreveshjen e Ohrit qe i dha fund konfliktit ne Maqedoni. Eshte dokumenti baze per marredheniet nderetnike. Marreveshja e Ohrit eshte e perfshire ne cdo raport te BE-se dhe ka qene kryefjale e cdo diplomati. Ai vuri shenjen e barazimit mes pakices maqedonase ne Shqiperi dhe shqiptareve te Maqedonise qe bejne 25 % te popullsise. Rama tha se nuk kemi te drejte te kerkojme te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni kur nuk respektojme te drejtat e pakicave maqedonase ketu. Shoqeria ne cdo raport vleresohet me notat me te larta per te drejtat e pakicave. Nje krahasim i tille eshte i keq pasi cenon marredheniet e fqinjesise se mire”, u shpreh Bumci. Edhe ish-kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli ka reaguar ne lidhje me deklaraten e Rames. Permes nje mesazhi ne Facebook Topalli e ka cilesuar te rrezikshme deklaraten e Kryeministrit. Sipas Topallit, per here te pare ne 20 vjet po degjojme nje qendrim krejt te huaj ne lidhje me marredheniet mes vendeve fqinje. “Rama ne takimin me Presidentin e Maqedonise ne zyren e Kryeministrit, nuk artikuloi Marreveshjen e Ohrit. Dhe sikur te mos mjaftonte kjo barazoi pakicen maqedonase ne Shqiperi me shqiptaret ne Maqedoni. Ai tha: “Ne nuk u kerkojme te tjereve ate qe ne vete nuk jemi ne gjendje ta plotesojme per te tjere”. As ne realitet, e as ne asnje raport nderkombetar, nuk ka asnje problem te shtruar per pakicat maqedonase ne Shqiperi, te cilet gezojne gjithe te drejtat e lirite e njeriut si cdo qytetar shqiptar. Gjate ketyre 20 viteve ne politiken e jashtme ne teresi ne Shqiperi nuk ka patur diferenca mes partive e qeverive. Sot degjuam nga Kryeministri nje qendrim krejt te huaj, jo shqiptar, per shqiptaret! Deklarata e Rames eshte e rrezikshme. Ajo fyen luften e shqiptareve ne Maqedoni, fyen perpjekjet e tyre per lirite e te drejtat themelore. Ato sot ishin te tradhtuar nga Tirana zyrtare. Dhe kjo vetem 4 dite pas fjalimit percares qe beri para Kuvendit te Kosoves! Rama duhet te kerkoje falje!”, ka shkruar Topalli.

Qendrimi

“Zoti Rama po demton themelet e fqinjesise se mire qe kemi pasur deri tani. Rama nuk permendi Marreveshjen e Ohrit qe i dha fund konfliktit ne Maqedoni. Eshte dokumenti baze per marredheniet nderetnike. Marreveshja e Ohrit eshte e perfshire ne cdo raport te BE-se dhe ka qene kryefjale e cdo diplomati. Ai vuri shenjen e barazimit mes pakices maqedonase ne Shqiperi dhe shqiptareve te Maqedonise qe bejne 25 % te popullsise”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›