Bumci: Rama po mban peng ndihmen per Shkodren
Partia Demokratike, e denoi dje si nje qendrim cnjerezor te kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama, pengimin e dhenies se fondit te ndihmes per te prekurit nga permbytjet ne Shkoder. Deputeti demokrat, Aldo Bumci, tha se Rama cdo ore dhe dite, po manipulon fatkeqesine natyrore ne Shkoder, nxori dy dite me pare para te gjithe shqiptareve, shpirtin e tij te zi si dhe urrejtjen e trasheguar nga eterit e tij historik dhe biologjik per Shkodren. "Edvin Kristaq Rama, urdheroi keshilltaret e tij ne Keshillin e bashkise se Tiranes, qe te mos votojne per nje ndihme emergjence ndaj qytetit te Shkodres dhe komunave te permbytura", akuzoi Bumci. Sipas tij, bashkia nuk aprovon fondin per ndihmat ne Shkoder, ne nje kohe kur ndihmat per kete qytet dhe komunat e permbytura, kane arritur nga qindra bashki dhe komuna te Shqiperise, nga dhjetera komuna nga Kosova dhe Maqedonia por dhe nga bashkia e Athines. "Ndersa bashkia e kryeqytetit te vendit ne kuader te ndihmes per zonat e permbytura, vendosi nje arke perpara bashkise, e cila po mbush xhepat e zyrtareve bashkiak", vijoi sulmin Bumci. Ai denoncoi qendrimin qe Rama mbajti dy dite me pare, por edhe te keshilltareve te tij bashkiak, te cilet me urdher te Rames, bojkotuan mbledhjen e Keshillit Bashkiak te Tiranes, ku do te merrej vendimi per te ndihmuar zonat e permbytura. Sipas Bumcit, po keta keshilltare dy dite me pare, refuzuan te votonin pro ndihmes per Shkodren dhe komunat e permbytura. "Partia Demokratike pershendet keshilltaret e kryeqytetit qe votuan per dhenien e ndihmave, duke vene ne vend dinjitetin e cdo qytetari te Tiranes",- tha Bumci.
Detaj
Akuza
Deputeti i Partise Demokratike, Aldo Bumci, denoi dje kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama dhe keshilltaret e tij bashkiak, qe nuk votojne fondin per ndihmen per banoret e Shkodres dhe komunave te permbytura.