Droga, kapet e braktisur 2 kg heroine
Durres-E ndjejne rrezikun e arrestimit dhe kane braktisur automjetin ne rruge, ndersa vete jane larguar pa lene gjurme. Agjentet antidroge te qytetit bregdetar te Durresit, kane marre sinjalizimin, mbremjen e se premtes, per nje sasi lende narkotike qe po transportohej nga disa persona. Menjehere pas kesaj, ata kane organizuar edhe operacionin kunder ketij trafiku. Ne mbeshtetje te tyre jane vene edhe forcat e policise se ketij qarku. Gjate aksionit policor, ne rrugen Shijak-Durres, eshte gjetur nje automjet te braktisur, pa targa, tip Eolsvagen golf. Menjehere forcat e policise kane ushtruar kontroll brenda ne te, ku jane gjetur dhe sekuestruar nje sasi lende narkotike. Ndersa nuk eshte gjetur asnje gjurme e personave qe e posedonin ate. Dyshohet se ata mund te kene nuhatur ndjekjen e policise dhe jane larguar ne kohen e duhur, per te mos rene ne prangat e tyre. Forcat e policise kane krehur gjithe territorin perreth, por nuk kane mundur dot te zbulojne autoret e saj. Droga e kapur eshte transportuar drejt ambjenteve te Drejtorise se Policise se Qarkut Durres, ku I eshte nenshtruar edhe analizave laboratorike. Ne perfundim ka rezultuar se lenda narkotike ishte e llojit heroine dhe peshonte 1 kg e 860 gram. Bashke me te u gjet dhe nje sasi prej 0.45 gram kokaine dhe 4.4 gram kanabis. Policia po punon per gjetjen e autoreve, pasi automjeti tip golf ishte pa targa dhe pa asnje lloj dokumentacioni brenda, qe mund te conte ne gjurmet e autoreve. Dyshohet se ata mund te jene nga zona perreth ku u gjet edhe makina e braktisur. Largimi dhe fshehja e tyre ka qene e menjehershme, ndaj dhe mendohet se ata kane qene njohes te mire te asaj zone. Blute e Durresit kane nisur hetimet per kete sasi droge te kapur, me qellim zbulimin edhe te destinacionit te saj. Ende nuk eshte zbardhur origjina e hyrjes se saj ne Shqiperi dhe nese kishte si qellim shitjen ne tregun e brendshem, apo trafikimin.