Operacioni "Butiku", nje ne pranga, tjetri ne kerkim
Durres-Perfundon ne kapjen e nje 53-vjecari, ndersa nje tjeter eshte shpallur ne kerkim, operacioni i policise se Durresit, i koduar "Butiku". Policia e qytetit bregdetar ka goditur keshtu nje grup qe vepronte prej disa kohesh ne vjedhjen e butikeve dhe dyqaneve te floririt ne kete qytet. Personi I rene ne pranga quhet Vasil Toni, 53 vjec, ndersa eshte shpallur ne kerkim nipi I tij, Harallamb Toni, 24 vjec, I cili dyshohet te jete edhe autori kryesor I vjedhjeve. Ne banesen e 53-vjecarit, I cili ishte bashkepunetor ne vjedhje gjeten sendet e vjedhura qe kapin vleren e 5 milione lekeve. Policia eshte vene ne kerkim dhe te nipit te tij 24-vjecar. Sipas policise, sendet e vjedhura nga I riu, fshiheshin ne banesen e xhaxhait te tij. Vec bizhuterive ne banese u gjeten, televizor plazma dhe disa aparate dixhitale. Ata dyshohen te jene autore te vjedhjes se disa butikeve, si dhe te nje kishe, ku jane marre tre ikona, si dhe te vjedhjes se nje lokali ne qytet.