Bumçi: Rama të japë shpjegime për vlerën e pasurisë të vënë në emër të Leprit

“Duke besuar që nuk do fshihet më gjatë, e që sot z. Edvin Rama do jetë në takimin e përjavshëm me gazetarët, uroj që të gjejë kurajon e t’i përgjigjet disa pyetjeve të thjeshta, pa bërë lojra fjalësh, pa kallëzuar përralla e pa iu marrë goja.
Zoti Rama:
• Prej sa kohësh e njeh z.Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepri?
• Sa është numri i lejeve të ndërtimit që përmes Tan Leprit i ke dhënë firmave të ndërtimit?
• Sa është rritur pasuria e këtij “sekseri” prej lejeve të lëshuara nga Bashkia?
• Në sa kontrata trojesh ndërtimi je pjesë në emër të Tan Leprit?
• Sa është sipërfaqja e apartamenteve që mban në emrin e sekserit të Bashkisë e Partisë së Leprit?
• Sa është pasuria juaj e vendosur në emër të Tan Leprit?