Ikona, James Bond, në 80-vjetorin e lindjes
Ka arritur të mbrojë deri në fund privatësinë e tij, por ka humbur Skocinë, ku dëshironte të organizonte një festë të madhe në Edimburg. Ikona e filmit Sean Connery ka festuar 80-vjetorin e lindjes me familjen dhe miqtë, në një restorant luksoz pranë shtëpisë së tij në Nassau, në ishujt Bahamas. Në festë merrnin pjesë shumë persona, por ishin emra pak të njohur për botën e spektaklit. Të ftuarit specialë të mbrëmjes ishin pjesëtarët e grupit “Boëfire”, të cilët në pjesën më të madhe të kohës luanin këngë kelte, të preferuarat e “burrit më seksi në botë”, siç e cilësonte para dhjetë vjetësh revista “People”, dhe pasi i dha zërin e tij “Sir Billi”-t, filmi i parë vizatimor i prodhuar në Skoci, u bë “gjyshi që të gjithë do të dëshironim ta kishim”. Në të vërtetë, shtypi skocez e masakroi “Sir Billi”-n, duke e cilësuar “banal dhe pak budalla”. Për Sean shpresohet që të mos jetë ky fundi i një karriere fantastike prej 90 filmash. Një karrierë që Thomas-i i vogël, atë kohë nuk ishte bërë ende Sean. Për të ndihmuar familjen, djaloshi e la shkollën që në moshën 13-vjeçare, megjithatë vazhdonte të lexonte. “Më pëlqente shumë Shekspiri, por edhe Thoms Ëolfe, Proust. Atëherë lexoja se isha i detyruar, ndërsa sot kam zbuluar kënaqësinë më të madhe që të ofron libri”, do të thoshte më vonë aktori. Zgjedhja për ta ndryshuar emrin në Sean i erdhi ndërsa lundronte në Oqeanin Paqësor, në kohën kur ishte kursant i shkollës ushtarake “Royal Navy”, në të cilën u regjistrua kur ishte 16 vjeç. Sean iu përshtat menjëherë traditës detare dhe bëri dy tatuazhe “Mum and Dad” (Mami dhe Babi) dhe “Scotland Forever”, duke konfirmuar besimin kombëtar që e shoqëronte për jetën. Por karriera detare u ndal nga një ulcerë që e detyroi të qëndronte për disa muaj në spital. Sean u kthye në shtëpi kur ishte 19 vjeç dhe bënte punë të ndryshme, nga model për shkollat e artit, në lustraxhi arkivolesh.
Sean Connery
Gjërat filluan të përmirësoheshin në vitet ’50, kur shkoi në “King’s Theatre” teatrin e Edimburgut si shërbyes, më pas si figurant. Aty ai zbuloi se çfarë ishte teatri, por ndërkohë merrej edhe me trupin e tij, pasi ndiqte modën e “bofy building”. Sean përfaqësoi Skocinë në “Mister Universi”, dhe ishte i treti për nga gjatësia (një metër e 88 centimetra). Falë trupit u fut në korin e marinarëve të “musical” “South Musical”. Kjo ishte një trampolinë për të hyrë në botën e spektaklit, por pas një zgjedhjeje paksa të vështirë: “Pasioni im i dytë ishte futbolli. Më kishin ofruar një punë prej profesionisti, por karriera e futbollistit përfundon në moshën 30-vjeçare dhe unë isha 23. Unë zgjodha të bëhesha aktor. Ishte një nga zgjedhjet më të zgjuara të jetës sime”. Triumfi erdhi në vitet ’60, kur pavarësisht mendimit negativ të Ian Fleming, u bë James Bond, të cilit i dhuroi theksin e tij skocez: “Më duhet medoemos, është mënyra e vetme për të treguar kush jam dhe nga vij”. Për të suksesi i “007”-s i detyrohet faktit që pas shumë filmave të realizmit dhe varfërisë, të xhiruara në kuzhina të vjetra, publiku mund të ëndërronte një burrë elegant, të pasur, të rrethuar nga femrat dhe me shumë makina. Opinioni i mediave për Sean, tashmë një yll i vërtetë, nuk ishte pozitiv. “Nuk dua t’u tregoj të panjohurve shpirtin tim. Është njëlloj si të shpërthesh në publik”, thotë ai i inatosur. Vitet ’70 i dedikohen ndryshimit, si në jetën private ashtu edhe atë profesionale. Në vitin 1973 u divorcua nga Diane Cilento, aktorja australiane me origjinë italiane me të cilën u martua më 1962-in dhe pati një fëmijë, Jason. Më 1975-n u martua me Micheline Roquebrune, piktore franko-marokene. Gjatë asaj periudhe luajti filma të ndryshëm si “Era dhe Luani”, “Robin dhe Marian”, me të cilët e kapërceu “maninë Bond” dhe u bë aktori i preferuar i asaj periudhe, aq sa në vitet ’80, pas takimit me Umberto Eco-n dhe dy filmave të suksesshëm fitoi çmimin “Oscar”. Në moshën 70-vjeçare u bë producent, por më shumë se kinemaja e tërhiqte golfi dhe premtimi për Skocinë e pavarur. Në vitin 2000 kur u përkul para Mbretëreshës Elisabeta dhe mori titullin baron, shpërthyen polemikat, sepse u paraqit në ceremoni me fustanellë, duke i treguar Madhërisë së Saj se ishte krenar që vinte nga Skocia. Filmi i fundit që ka luajtur Sean Connery ishte “Legjenda e njerëzve të mrekullueshëm” në vitin 2003.
Merli Monro, biondja më e bukur e të gjitha kohërave
Ish ylli i ekranit ka konkurruar në një garë të fortë ku kundërshtare kishte ikona të tjera si, Kameron Diaz, Madonna apo Scarlett Johansson. Aktorja amerikane Merli Monro është cilësuar si biondja më e bukur e të gjitha kohërave. Vendin e dytë në këtë garë e mban Grace Kelly, bukuroshja që u martua me princin Ranieri III, e ndjekur nga Brigitte Bardot dhe Kameron Diaz, transmeton TCH. Votimi është realizuar nga kompania “Clairol Nice 'n Easy”. Zëdhënësi i saj tha se është e çuditshme që edhe tani që ka kaluar rreth gjysme shekulli nga vdekja, Monro vazhdon t’i magjepsë njerëzit me bukurinë e saj. Në këtë renditje Madonna mban vendin e 11-të, ndërsa Gëen Stefani e 14-ta.
eee
28 Gusht 2010