E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci: Shqiperia hapa para ne denimin e komunizmit

Bashkeautori i pr/ligjit per ish punonjesit e sigurimit te shtetit, Aldo Bumci eshte shprehur se Shqiperia ka hedhur hapa pozitive ne perpjekjet per te denuar ish bashkepunetoret e sistemit komunist.

“Ligjet per pastertine e figurave jane nje model qe kane ndjekur shumica e vendeve lindore. Cekia ka qene vendi i pare qe qe ne vitin ‘91 zbatoi nje ligj te tille. Ne ’95-en Shqiperia e kaloi kete ligj, ndersa pati procese gjyqesore per te ndeshkuar krimin komunist”, theksoi Bumci, sipas te cilit, Shqiperia nuk eshte mbrapa vendeve te tjera ne kete aspekt.

“Ne ’97-en fillon kufizimi i ligjit ku u perjashtuan deputetet dhe kryetaret e bashkive. PD ne momente shume te veshira ekonomike te vendit, nuk kishte mundesi te bente nje trajtim te persekutuarish sic beri Gjermania. Ne Shqiperi prape u be nje trajtim nepermjet strehimit, shkollimit, punesimit dhe nje trajtimi financiar”, shtoi Bumci.

Ne vijim, ai vuri theksin ne ceshtjen e shpronesimeve, duke pohuar se Partia Demokratike ka punuar shume ne kete drejtim gjate dy periudhave te qeverisjes se saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›