E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomi, bie ritmi i kredive

Te dhenat e fundit te Bankes se Shqiperise tregojne se ritmi i rritjes se kredise po vjen ne renie nga viti ne vit. Ne 6 mujorin e pare te ketij viti, kredia per ekonomine u rrit me 45 perqind, kur per te njeten periudhe te nje viti me pare kjo shifer ishte 52 perqind.

Ekspertet japin shkaqet e kesaj situate. “Jane dy faktore, i pari ulja e kerkeses per kredi dhe i dyti mundesia e bankave per te dhene kredi. Kjo situate lidhet me teper me te parin pasi bizneset mund te kene ulur kerkesen per kredi, por nga ana tjeter edhe bankat jane treguar me te kujdesshme”, deklaron Klodian Shehu, drejtor i departamentit te stabilitetit financiar ne BSH.

Por a eshte ky nje sinjal qe tregon se ekonomia po reagon ndaj krizes financiare qe ka perfshire ekonomine boterore? “Normalisht, kur t’i sheh se ambjenti perreth paraqet rreziqe, atehere merr masa per t’i paraprire kesaj”, sqaron Shehu.

Megjithate, niveli i rritjes se kredise ne ekonomine shqiptare mbetet nder me te lartet ne rajon, duke qene nje tregues i qarte i nevojes per rritje ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›