E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Krimet e komunizmit, e djathta pa pergjigje

Deputeti socialist, Pandeli Majko ben pergjegjese te djathten qeverisese per moszbardhjen e krimeve te komunizmit dhe per mos ndeshkimin e personave qe kane qene anetare te sigurimit te shtetit ne kohen e komunizmit.

“E djathta ka probleme me te kaluaren. E majta ne vitet 90-91 kishte problemet e veta dhe kjo ishte me se e kuptueshme, nga e djathta pritej dicka. Ne vitet 91-92, pas marrjes se pushtetit trajtimi i krimeve te komunizmit ishte nje gjyq qesharak per menyren se si e pa e djathta te kaluaren. Nga e djathta priteshin pergjigje me te qarta”, ka pohuar Majko.

Sipas tij, me marrjen e pushtetit pas rrezimit te komunizmit, Partia Demokratike nuk beri asgje per te zbardhur krimet e komunizmit dhe te vetmet veprime qe ndermori ishin sipas tij “qesharake”.

“Ne vitet 90 pergjigjet qe politika e djathte i dha shoqerise ishin me qesharaket edhe gjyqi i zhvilluar u quajt gjyqi i kafeve. U be vetem zhvarrimi i Enver Hoxhes, por edhe i disa figurave te respektuara te LANC-it. E djathta ofroi vetem nje ligj qe kishte te bente me eleminimin e disa figurave politike te opozites, gje qe ndodhi. Ajo qe me ka shqetesuar eshte se edhe pas kaq vitesh, akoma e djathta nuk ka nje pergjigje te qarte per kete projektligj”, ka shtuar Majko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›