E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Fier: PS, politika per arsimin

Arsimi ka qene ne qender te diskutimit te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama me mesues e pedagoge ne qytetin e Fierit.

Duke u fokusuar tek politikat e deshtuara ne kete sektor, Rama theksoi se PS do te hartoje politika qe te rrisin dhe zhvillojne arsimin dhe jo ta frenojne ate.

“Keta prinder qe i cojne femijet ne arsimin privat sepse arsimi publik nuk u garanton ato qe duhen nga shteti, paguajne dy here me shume. Duhet qe shteti te ndertoje nje infrastrukture te besueshme per sistemin publik”, ka pohuar Rama.

Sipas tij, nje nder masat e para qe Partia Socialiste do te marre sa te vije ne pushtet do te jete heqja e TVSH-se mbi arsimin privat.

“Ne rast se keta obskurante qe qeverisin sot nuk do ta heqin, tatimi i vleres se shtuar mbi arsimin privat do jete nje nga vendimet e para qe do te marrim me te fituar zgjedhjet”, ka shtuar Rama.

Gjate fazes se dyte te dialogut me Shqiperine, te quajtur “Rruga e ideve per te ardhmen”, kane nisur te parashtrohen edhe alternativat e PS per qeverisjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›