Bumci: S'kemi vendosur per propozimin e PS
TIRANE - Partia Demokratike e papergatitur per nje qendrim te tille te opozites per hapjen e dosjeve, nuk jep asnje reagim mbi propozimin e bere dje nga Xhafaj. Relatori demokrat ne komisionin e ligjeve per projektligjin e hapjes se dosjeve, Aldo Bumci tha dje se PD nuk ka ende asnje qendrim. "Nuk kemi vendosur ende per propozimin e bere nga Xhafaj", u shpreh Bumci per gazeten. Sipas tij, maxhoranca do te shqyrtoje propozimin per te dale me nje vendim. Qendrimi i deritanishem i PD-se ne pushtet per ligjin e spiuneve ka qene i prere. Ai do te miratohet brenda muajit shtator, me ose pa konsensusin e opozites. Por ftesa e PS-se duke se i fut disi ne mendime demokratet, te cilet kerkojne konsensus per kalimin e ligjit, si nje ftese per te joshur opoziten te jape votat e saj me vone dhe per nismen per Prokurorine e Pergjithshme. Projektligji i cili ndodhet ne komision eshte percaktuar dhe ne Kalendarin e punes se kuvendit per tu miratuar brenda ketij muaji. Por opozita nuk pajtohet me variantet e PD-se per projektin, duke kerkuar ndihmen dhe asistencen e nderkombetareve per kete ceshtje. Socialistet jane per hapjen e dosjeve, por jo qe personat te cilet vertetohen se kane qene bashkepunetore te sigurimit te largohen me detyrim nga posti. Ndersa maxhoranca por dhe shoqatat e ndryshme ne vend jane pro largimit te menjehershem te njerezve nga postet e rendesishme, nese verifikohet se kane qene bashkepunetore te sigurimit te shtetit. Nje tjeter pike ku PD dhe PS ndahen ne kete projekt, eshte nese do te verifikohen dhe njehere ata zyrtare apo ish zyrtare qe jane kontrolluar me pare me ligjin qe ka qene ne fuqi.