Leskaj: Shume shpejt ligj sipas standardeve te BE
Partia Socialiste do te nxise hartimin e nje ligji per mediat elektronike. Kryetarja e grupit parlamentar te kesaj partie, Valentina Leskaj tha dje se ne bashkepunim me Bashkimin Evropian por dhe Keshillin e Evropes do te coje perpara nje nisme te tille ligjore sipas standardeve nderkombetare. "Risjellja e ceshtjes se lirive te medias dhe lirive e te drejtave te njeriut eshte nje kosto e madhe per proceset integruese", tha Leskaj, duke pasur parasysh spotin me te fundit publicitar te kryeministrit Sali Berisha. Sipas saj, opozita do te vijoje qe ti bej apel kryeministrit qe te korrigjoje gabimin e shkeljes se barazise se subjekteve politike ne media. "Apelojme te heqe dore nga presioni abuziv mbi ato media qe ne ushtrim te lirise se tyre kushtetuese e ligjore transmetuan nje spot kritik te nje organizate jo fitimprurese, ndaj qeverise", vijoi Leskaj. Kryetarja e grupit e quajti kete sjellje te kryeministrit, nje shenje te qarte te abuzimit me pushtetin. Per kete arsye sipas Leskaj, propozimet e bera nje dite me pare nga Rama per ligjin do te behen pjese e ligjit te ri, ne menyre qe te saktesohen qarte kur dhe se si subjektet politike institucionet apo OJF-te, mund te transmetojne spote.