Bumci: Turizmi, 51 mije vende te reja pune gjate 2012-s Izaura Ndoj
Ne kuader te Panairit te Agrobiznesit dhe Turizmit, qe u cel dje u diskutua ne nje simpozium, zhvillimi i turizmit shqiptar, arritjet dhe objektivat. Simpoziumi "Turizmi shqiptar ne rrugen e zhvillimit" e vuri theksin tek prioritet qe sjell turizmi ne zhvillimin ekonomik te Shqiperise. I pranishem ne simpoziumin, ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Aldo Bumci, shprehu se nga te dhenat e fundit statistikore per periudhen janar-gusht 2012 rezulton se ne Shqiperi kane hyre 524.983 vizitore te huaj, 25 % me shume krahasuar me kete periudhe ne vitin 2011. "Krahas qendrueshmerise se zhvillimit ne tregun e brendshem, nepermjet nxitjes se investimeve private, qeveria kerkon te zhvilloje gjithashtu ne menyre te qendrueshme tregun e jashtem, duke ofruar produkte turistike konkurruese, qe kombinojne vlerat kulturore me ato kulturore". Bumci duke iu referuar statistikave te Keshillit Boterore te Turizmit dhe udhetimeve tha se, "Kontributi total i turizmit ne ekonomi per vitin 2012 ne vlere monetare eshte 287.9 miliarde leke ose 21.7% e Prodhimit te Brendshem Bruto. Aktualisht jane regjistruar 752 njesi akomodimi me nje kapacitet prej 25.000 shtreterish. Turizmi familjar, perfshin rreth 15.000 shtreter. Numri ne total i shtreterve arrin ne 40.000. Gjithashtu ka 250 agjenci udhetimi aktive ne sektorin e turizmit, tha ministri Bumci. Nderkohe qe nje faktor mjaft i rendesishem eshte rritja e punesimit ne vend ku permes ketij sektori jane hapur 51 mije vende te reja pune. Sipas ministrit, MTKRS eshte duke hartuar nje strategji te re zhvillimi per turizmin shqiptar, 2012-2020, me objektiv kryesor zhvillimin e qendrueshem te turizmit, duke integruar kujdesin per mjedisin, ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave te trashegimise kulturore dhe shfrytezimin e te gjitha burimeve turistike ne gjithe vendin. Ne kete simpozium, Drejtori i Misionit te USAID-it ne Shqiperi, Jim Barnhart, tha se turizmi ne Shqiperi eshte ne nje pike kritike dhe se per nje turizem te qendrueshem nuk duhet vetem fokusimi ne ruajtjen e mjedisit, por edhe ne zhvillimin e bizneseve turistike, ruajtjen e trashegimise kulturore te vendit etj. "Ligji i ri pritet qe te heqe pengesat e konkurrimit per te stimuluar iniciativat private. USAID mezi pret qe qeveria te vere ne jete dispozitat e ligjit te ri per turizmin kaq te rendesishem", - tha Barnhart. Ndersa, Drejtori i Programit te Zhvillimit Ekonomik, GIZ, Helmut Mueller Glodde, tha se pa ofruar vende te reja pune per te papunet, pa ruajtur burimet natyrore, pa respektuar trashegimine kulturore, pa pjesemarrjen e komunitetit lokal, zhvillimi i nje turizmi te qendrueshem do te jete i veshtire.