E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK, koalicion me PD, gati marreveshja

Partia Demokristiane pritet t'i bashkohet koalicionit te Partise Demokratike. Kryesia e kesaj force politike do te marre sot vendimin ne lidhje me ndarjen nga aleanca e majte dhe bashkimin me te djathten. Pas vendimit te Kryesise se kesaj force do te caktohet dhe nje date per te nenshkruar marreveshjen me drejtuesit e Partise Demokratike, ku do te diskutohen dhe kushtet e bashkepunimit te ardhshem. Takimi i mundshem mes kreut te PDK-se, Nard Ndoka, dhe kreut te Partise Demokratike, Sali Berisha, pritet te zhvillohet fillimin e javes se ardhshme. Nderkohe qe mbledhja e sotme e Kryesise do te diskutoje dhe per menyren e re te bashkepunimit dhe pikat qe do te kerkohen ne marreveshjen e re me forcen me te madhe politike ne mazhorance. Marredheniet mes PDK dhe PS prej kohesh kane qene te tensionuara ne lidhje me menyren e bashkepunimit dhe qendrimin te kampit opozitar. Ndoka iu bashkua PS-se pas zgjedhjeve te vitit 2009 dhe mori pjese ne fushaten e opozites per transparencen e zgjedhjeve. Por kritikat e tij kane qene te shpeshta ne lidhje me menyren sesi partia me e madhe e koalicionit ka trajtuar aleatet. Ndoka nuk i ka kursyer dhe kritikat ndaj lider- shipit te PS-se duke e cilesuar te papershtatshem per te drejtuar nje koalicion te madh. Pika me kritike ka qene ajo e ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor. Aleatet e PSse kishin vene si kusht miratimin e ndryshimit te sistemit, gje qe nuk u realizua nga Partia Socialiste. Largimi i PDK-se nga koalicioni i majte nuk eshte komentuar deri me sot nga Partia Socialiste ne rruge zyrtare, ndersa kreu i PS-se ka deklaruar disa jave me pare se komunikimi vazhdon me kreun e PDK-se. Nderkohe, futja e kesaj partie rreth kater vite me pare ne koalicion me PS, ishte nje nga tezat, me te cilat Rama deklaronte se perfaqesonte nje koalicion qe kishte te majte dhe te djathte brenda tij. Afrimi i PDK-se ne koalicion me PD-ne zgjeron dhe me shume koalicionin e djathte. Veç kesaj, PDK-ja eshte perfshire dhe ne nje faze tjeter zgjerimi brenda saj. Pak dite me pare, kreu i saj, Nard Ndoka, zhvilloi nje takim me kreun e Levizjes Demokristiane, Nikoll Lesi. Ne prononcimin e dhene per mediat, dy kryetaret deklaruan se ne kete takim eshte diskutuar dhe mundesia e bashkimit te dy forcave ne nje te vetme, çka e rrit dhe me teper peshen elektorale te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›