E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uollfarth: Shqiperia perparim, pritet gare e eger ne 2012 Rozeta Rapushi

Dymbedhjete muajt e fundit ne Shqiperi per Ambasadorin e OSBE-se, konsiderohen si periudhe "ndal edhe ec". Ne raportin e dorezuar ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se, Uollfarth vlereson se klima politike u permiresua gjate dymbedhjete muajve te fundit dhe institucionet kushtetuese bene progres ne rrugen per te rifituar funksionimin e tyre te plote. Ne raport, diplomati thekson si pozitive reformat e miratuara ne fund te vitit 2011 dhe ne fillim te vitit 2012, nje sere ligjesh te rendesishme, qe kerkonin nje shumice te cilesuar votash prej tri te pestash, te parat vendime te tilla pas zgjedhjeve te diskutuara parlamentare te vitit 2009. "Gjate gjithe vitit, konflikte te herepashershme politike cuan ne zbehjen e, madje, ne ngecjen e reformave, ne nje sere sektoresh. Megjithate, deshira e forte kombetare per integrim te vazhdueshem europian sherbeu, serish, si nje katalizator per zhvillim dhe ndihmoi ne zbutjen e interesave partiake", - nenvizoi kreu i OSBE-se. Sipas tij, zgjedhjet me te fundit te pergjithshme te 2009-s dhe ato per qeverine vendore te 2011-s deshmuan periudha para dhe paszgjedhore tejet te polarizuara dhe te politizuara, te cilat jane ende shume te gjalla ne kujtesen politike te publikut. Nisur nga kjo pervoje, ne nderthurje me zhvillimet aktuale te pershkruara ketu, mund te pritet qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare te shohin nje gare shume te eger. "Duke mbajtur parasysh qe dita e votimit, me te ngjare, do te jete ne fund te qershorit 2013, i tere cikli i zgjedhjeve, perfshire procesin e apelimeve paszgjedhore dhe perseritjen, gati te pashmangshme, te zgjedhjeve ne nje numer zonash, mund te zgjase deri ne fund te shtatorit", - vijon diplomati. Uollfarth ndalet edhe tek reforma zgjedhore, te cilen e permend si hapin e pare te suksesshem qe tregoi vullnetin e partive politike per te kapercyer ngercin politik, qe u hodh me arritjen e nje marreveshjeje nderpartiake, ne Kuvend, ne muajin nentor te vitit 2011, per ngritjen e nje komisioni te posacem per reformen zgjedhore. "Megjithese ky komision vuajti nga disa periudha te parashikueshme bllokimi politik, gje qe shtroi nevojen e shtyrjes se mandatit te tij tri here, ai me, ne fund, mundi te prodhonte nje tekst te rendesishem, i cili gezoi konsensusin e gjere te partive kryesore politike. Merite e madhe u duhet njohur atyre qe u perfshine ne kete proces dhe, kryesisht, dy bashkekryetareve, si dhe anetareve te grupit te eksperteve teknike, nga PD-ja dhe nga PS-ja. Reforma u miratua, perfundimisht, nga Kuvendi, me 19 korrik dhe Kodi i ri Zgjedhor u dekretua nga Presidenti me 16 gusht dhe hyri ne fuqi me 1 shtator", - permend Uollfarth. Ai shton se sikurse me pergatitjen dhe permbushjen e reformes zgjedhore, ne fund, pergjegjesia per pergatitjen dhe mbajtjen e suksesshme te zgjedhjeve mbetet me se shumti ne duart e drejtuesve kryesore partiake. Per diplomatin, ata kane mundesi thuajse te pakufizuara per te zhvilluar zgjedhje qe permbushin plotesisht standardet nderkombetare; po ashtu, kane kapacitetin per ta shkaterruar procesin ne themel dhe per te zhbere arritjet pozitive te procesit te reformes. Kreu i OSBE-se, vlereson edhe perparimet ne proceset legjislative. Si nje proces transparent diplomati nenvizon edhe zgjedhjen e Avokatit te Popullit qe, sipas tij, ka rritur ndergjegjesimin e publikut per ceshtjet e diskriminimit te grupeve te dobeta si, per shembull, ne rastin e mbrojtjes se familjeve te pastreha rome ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›