E Diel, 1 Nëntor 2026

E rralle, Tahiri ne Kombinat sulmon Ramen dhe lavderon Bashen

Deputeti socialist Saimir Tahiri, ka dashur te beje nje sulm opozitar te radhes duke shkuar ne nje rruge qe po rikonstruktohet nga bashkia aktuale dhe duke u perpjekur te anatemoje punimet. Por Tahiri i ka habitur te gjithe me sinqeritetin e tij, teksa duke u takuar me disa banore te rruges "Hamdi Cenoimeri" qe ndodhet ne Njesine Bashkiake Nr.6 ne Kombinat, ka pranuar braktisjen e asaj zone nga ish-kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama qe aktualisht kryeson partine e Tahirit, me ethet per te shtene ne dore qeverisjen e te gjithe vendit. Ne fakt perpjekja e Tahirit ka qene te organizoje apo t'i bashkohet nje proteste te stimuluar me banore te Kombinatit. E me te shkuar atje, eshte perballur me faktin se tek rruga "Hamdi Cenoimeri" kishte disa dite qe kishin nisur punimet per rehabilitimin e saj. madje burime nga bashkia e Tiranes pohuan se kjo eshte nje nder disa dhjetera rruge qe po i nenshtrohen rikonstruksionit, dhe gjate javeve ne vazhdim do te inspektohet edhe nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Te kjo rruge po ndryhet sikurse eshte parashikuar ne projektin tashme te miratuar nga Keshilli Bashkiak i minibashkise nr. 6.

Por ne "inspektimin" e djeshem qe Tahiri beri te kjo rruge, teksa i shpetoi fakti se ajo ishte braktisur si shume te tjera ne Tirane, nga ish-kryebashkiaku qe sot ka per kryetar partie, u sul te gjente ndonje yckel per kryebashkiakun aktual, mesa duket, per te qene ne rregull me kryetarin e vet. "Problemi eshte se mire qe Bashkia u bind ta beje rrugen..., por "ka ikur koha kur qytetaret mund te kenaqen vetem me asfalt", - tha ai dhe shtoi: "Ne na duhet qe ketu te behet rruga sic jane standardet me te mira. Pra e para, rruga te behet brenda kritereve dhe standardeve, me kanalizime dhe infrastrukture dhe e dyta, rruga te behet sipas projektit". Ne kete kuader, ai u vu ne krye te disa banoreve duke pretenduar se vertet kjo rruge me ne fund po rikonstruktohet, porse "rruga ka filluar te behet pergjysme. Do te ndertojne 900 metra dhe pjesa tjeter, e cila ka dhe me shume banore, nuk do te behet". Pretendimi ne fakt nuk qendron sepse punimet po kryhen te plota, sikurse behet e ditur nga bashkia.

Projekti

Projekti i rruges, e cila lidh kryeqytetin me komunen e Vaqarit, eshte realizuar nga Njesia Bashkiake Nr.6, ne bashkepunim me banoret e zones. Deputeti i PS, Tahiri tha dje se projekti parashikon ndertimin e rruges ne gjithe gjatesine e saj prej 1.5 km, duke perfshire kanalizimet perkatese dhe te gjitha punimet e tjera infrastrukturore. Pasi eshte miratuar ne Keshillin Bashkiak projekti i eshte kaluar bashkise se Tiranes, e cila pasi e ka miratuar ka nisur zbatimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›