E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumci: Unaza e Madhe, zgjidh trafikun mbron Parkun

TIRANË- “Ndërtimi i Unazës së madhe do t’i japë zgjidhje trafikut të kryeqytetit dhe do të zgjidhë problemin e ndotjes katastrofale që krijon trafiku i bllokuar aktualisht në Tiranë".
Ky ka qënë reagimi i sotshmëm i kryetarit të PD për Tiranën Aldo Bumci.

Ndërkohë Bumci garantoi se ndërtimi nuk e dëmton Kopshtin Botanik përkundrazi ndërtimi i saj do të bëhet duke mbrojtur Parkun Botanik”. Përmes deputetit Bumçi, PD akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama se gjatë kohës kur ai ka qënë në krye të institucionit të Bashkisë së Tiranës banorëve të kryeqytetit u kanë munguar hapësirat e gjelbërta.

“11 vjet pas qenies së tij në krye të Bashkisë së Tiranës, ai ka përgjysmuar hapësirat e gjelbërta, duke u shkaktuar qytetarëve të Tiranës një katastrofë urbane, ndërsa ka katërfishuar taksën për një mjedis natyra, qytetarët e Titranës thithin sot një ajër 7 herë më të ndotur se sa normat e lejuara europiane".:- ka deklaruar në një geklartë për mediat Bumci.

Ndërkohë duke i’u referuar reagimit të PS në media lidhur me prishjen e Parkut Botanik deputeti i PD deklaroi se :- “kryetari Rama nuk mund të lajë duart me zhurmën e krijuar".

Sipas Bumçit projekti i unazës është bërë që në qeverisjen komuniste të vitit 1989. "Gjurma për Unazën e Madhe të Tiranës ekziston që në planin e vitit 1989. Kopshti sot është rrethuar nga pallatet pa leje të Edi Ramës. Ne i garantojmë qytetarët e Tiranës që ndyshe nga kryetari i derisotshëm i bashkisë, do të mbrojmë Parkun Botanik të Tiranës":- ka theksuar Bumçi.
"Mazhoranca është e vendosur të ndërtojë Unazën e Madhe të kryeqytetit duke zgjidhur problemin e ndotjes dhe trafikut dhe do ta bëjë këtë duke mbrojtur edhe Kopshtin Botanik":- ka përfunduar kryetari I pD për Tiranën Aldo Bumci. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›