PS analizë punës së Bashës, Tahiri:S`ka mbajtur premtimet

Partia Socialiste bën bilancin e drejtimit të bashkisë Tiranë në një vit,nga Lulzim Basha. Sajmir Tahiri,kryetari i PS për degën e Tiranës e cilësoi këtë vit si të dështuar dhe se Basha nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra gjatë fushatës. Këtë Tahiri i deklaroi gjatë konferencës së parë e të zgjedhurve vendorë të Tiranës.
Ndërsa për drejtuesin e këshilltarëve të PS,në bashki Aldrin Dalipi,Tirana prej një viti nuk qeveriset por keqmenaxhohet nga Lulzim Basha.
Kurse për drejtuesit e minibashkive 1,5,6 dhe 7,të cilat administrohen nga PS,procesi i decentralizimit ka mbetur në vend,pasi gjithmonë e më shumë ata varen nga bashkia qëndrore. Politikat e ndjekura deri me tani nga Basha kanë reduktuar në maksimum buxhetet e këtyre njësive.