E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci sulm Ramës: Të larta shpenzimet në Bashki

Deputeti Aldo Bumci deklaroi sot nga selia e PD se “nga viti 2002 deri ne vitin 2008 Bashkia e Tiranës i ka rritur 4 here shpenzimet operative ne zërin “Administrim i përgjithshëm”. Sipas tij Rama eshte pergjegjes 

TIRANE-Në prag të zgjedhjeve elektorale Partia Demokratike ka sulmuar sot kryetarin e Bashkisë Edi Rama duke e akuzuar atë si përgjegjës për shpenzime super në administratën që ai drejton. Deputeti Aldo Bumci deklaroi sot nga selia e PD se “nga viti 2002 deri ne vitin 2008 Bashkia e Tiranës i ka rritur 4 here shpenzimet operative ne zërin “Administrim i përgjithshëm”.
Sipas tij “Kryetari i Bashkisë z. Rama është përgjegjësi i drejpërdrejtë për këtë situate”.
PD pretendon se Bashkia Tiranë shpenzon administratën e saj të vogël aq sa merr nga buxheti i shtetit një Bashki e madhe si ajo e Shkodrës, Elbasanit apo Durrësit.
“Shpenzime administrative gjithsej për 11 njësi për një vit buxhetor bëhen 230 milion leke, shifër e barabarte me grandin qe përfitojnë nga buxheti i shtetit një bashki e madhe si Shkodra, Elbasani dhe Durrësi… A është ky një administrim modern dhe eficent i qytetit, ku struktura të tëra më qindra njerëz mbahen të papunë?”, u shpreh Bumci. Sipas deputetit demokrat “ky është modeli Rama i qeverisjes”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›