Lorik Cana ia hedh me një ndeshje
Komisioni i Disiplinës së Ligës 1 të Francës vendosi ta dënonte kapitenin e Marsejës, Lorik Cana, me një javë pezullim. Vendimi është marrë dje për çështjen e mesfushorit të kombëtares, i cili në ndeshjen e javës së kaluar kundër Lorientit u grind me lojtarin e kësaj të fundit, Arlo Lë Lan. Ky incident bëri bujë në mediat franceze, të cilat aluduan se Lorik Cana pritet të pezullohet 3 javë. Gjithsesi, e sigurt është që Cana do të mungojë të dielën ndaj Lilës, për shkak të kartonit të kuq. Aktualisht, Marseja ndodhet në vend të parë dhe aty janë të kënaqur që kapiteni i tyre nuk do të mungojë gjatë, pasi dihet se shqiptari është një lider për skuadrën.