E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 2 në pranga, falsifikonin pasaporta bullgare

Policia arreston dy persona të dyshuar si falsifikatorë të pasaportave bullgare si dhe dokumente të tjera. Në njësinë qëndrore të kompjuterit të të arrestuarve u konstatuan afro 40 specimente vulash te institucioneve shqiptare. 

TIRANE- Operacioni i policisë i koduar “Ora e vonë” ka mundësuar arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të dyshuar për fallsifikim të dokumentave të realizuar në bashkëpunim. Specialistë të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik kanë vënë në pranga Shpëtim Mustafa Bega, 45 - vjec, lindur dhe banues në Tiranë dhe Bujar Hysen Sallata, 38 - vjec, lindur e banues në Tiranë.

Sipas njoftimit për shtyp arrestimi i tyre u krye në afërsi të “21 Dhjetorit”, teska, dyshohet, se po tentonin të falsifikonin një pasaportë bullgare, ndërsa kishin me vete dhe një sasi dokumentash të dyshuara të fallsifikuara.

Gjatë kontrollit të banesave policia njoftoi se u gjetën dhe një sasi tjetër dokumentash të dyshuara të fallsifikuara.
Në cilësinë e provës materiale u sekustruan dhe dy pasaporta bullgare, kartë indentiteti bullgare, dokumenta mjeti italiane, pulla taksash vjetore me vulë të njomë 20 - copë, njësi qëndorre, skaner, 3 telefona celularë, dy USB etj. Në njësinë qëndrore të kompjuterit, u konstatuan afro 40 specimente vulash te institucioneve shqiptare.

Pas veprimeve procedurale materialet i kanë kaluar prokuririsë së kryeqytetit e cila do të hetojë Shpëtim Begen dhe Bujar Sallatën për veprën penale “Fallsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186 dhe 25 i Kodit Penal.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›