Bumçi thirrje PS-së
Tiranë-Zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi i bëri thirrje sot Partisë Socialiste që "të mos bëhet pengesë për reformën në drejtësi dhe të kalojë ligjin 'Për Gjykatën Administrative'". Bumçi e konsideroi këtë ligj si "një nga reformat më të rëndësishme të kësaj qeverisje, jo vetëm në fushën e drejtësisë, por edhe në marrëdhëniet me gjyqësorin dhe shoqërinë".
"Ligji për Gjykatën Administrative ka muaj që ka ardhur në Kuvendin e Shqipërisë, por megjithëse është shprehur vullneti për t'u kaluar bashkërisht, deri më sot ky ligj qëndron i fjetur, sepse PS nuk ka vullnet për ta kaluar. Ligji është asistuar nga ekspertë të BE-së dhe për hartimin e tij Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar me misionin EURALIUS"-theksoi Bumçi.
"Ngritja e Gjykatës Administrative do të thotë një shkallë më e ulët e abuzivizmit me pushtetin nga ana e administratës, ndërkohë që ky ligj ul hapësirat për korrupsion dhe rrit nivelin e demokracisë dhe të drejtat e qytetarëve", tha zoti Bumçi.
Mungesa e vullnetit të PS-së për miratimin e këtij ligji, sipas zotit Bumçi, "do të thotë se socialistët nuk janë pro reformës në drejtësi, por janë kundër zhvillimit të vendit".