E Diel, 1 Nëntor 2026

Buna rritet kërcënueshëm, mbi 2400 banesa të përmbyturaNga Tema, RFE Situata e përmbytjeve në Shkodër vazhdon që të mbetet kritike. Nga shifrat e publikuara nga Ministria e Brendshme deri më dje 10 mijë hektarë tokë ndodhen nën ujë, ndërsa

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Buna rritet kërcënueshëm, mbi 2400 banesa të përmbyturaNga Tema, RFE
Situata e përmbytjeve në Shkodër vazhdon që të mbetet kritike. Nga shifrat e publikuara nga Ministria e Brendshme deri më dje 10 mijë hektarë tokë ndodhen nën ujë, ndërsa numri i banesave të përmbytura ka shkuar në 2405. Gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar evakuimet e banorëve, pjesa më e madhe e të cilëve kanë shkuar tek të afërmit e tyre, duke mos pranuar të akomodohen në qendrat e vëna në dispozicion nga qeveria. Komunat më të dëmtuara nga përmbytjet janë ato të Dajçit dhe Velipojës, ku 2000 hektarë tokë kanë përfunduar në ujë, së bashku me qindra banesa. Gjatë ditës së djeshme kanë filluar edhe reshjet e shiut, të cilat pritet që të vijojnë edhe ditën e sotme. Ministria e Brendshme bëri me dije marrjen e një sërë masash, me qëllim ardhjen në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet. Sipas ministrisë, nga strukturat e ushtrisë janë kryer operacionet e shpërndarjes së ndihmave ushqimore. Konkretisht, në komunën e Dajçit janë shpërndarë 5 tonë ujë dhe 5 tonë ushqime, në komunën Velipojë, 200 pako ushqime, 200 bidonë ujë 5 l dhe 20 çadra, në komunën Bushat, 200 pako ushqime dhe 200 bidonë ujë 5 l, në komunën Guri i Zi, 300 pako ushqime dhe 300 bidonë ujë 5 l, në komunën Ana e Malit, 170 pako ushqime dhe 150 bidonë ujë 5 l dhe në Bashkinë Shkodër, 300 pako ushqime dhe 300 bidonë ujë 5 l”.
Sipas ministrisë, nga strukturat e DSHP dhe të Drejtorisë së Spitaleve është bërë monitorimi dhe ekzaminimi i të gjithë zonave të përmbytjes, ku është konstatuar se gjendja shëndetësore e komunitetit është e mirë. Ajo u shpreh se ka pasur vetëm dy emergjenca shëndetësore, një në fshatin Dajç dhe një nga komuna Velipojë, të cilët janë dërguar për shërbim të specializuar në spitalin rajonal, Shkodër. Ministria bëri me dije se është siguruar shërbimi 24 orësh sipas një grafiku dhe është bërë furnizimi me medikamente me të domosdoshme, si dhe janë marrë të gjitha masat në të gjitha pikat e pritjes ku është garantuar një shërbim eficient shëndetësor. Ndërsa është siguruar një rezervë medikamentesh nga Ministria e Shëndetësisë dhe u janë shpërndarë të gjitha qendrave shëndetësore. Sipas Ministrisë së Brendshme, “nga Ministria e Bujqësisë po kontaktohen kompanitë private për të ndërhyrë në argjinaturën e Dajçit, për riparimin përfundimtar të kësaj argjinature. Nga DBUMK po bëhen kërkesat për plotësimin e nevojave që kanë aktualisht njësitë vendore për bagëtitë sipas statistikës bashkëlidhur këtij informacioni, ndërsa nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë është bërë i mundur sigurimi dhe garantimi i të gjithë nënstacioneve të depozitës së ujëmbledhësit Dobraq dhe N/St elektrike Nr. 1 dhe 2 të kësaj bashkie”.

Buna i kanoset Shkodrës, arrin pikën kritike

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile njofton se ka mbërritur shumë pranë nivelit kritik gjendja në lumin Bunë. Aktualisht, niveli i lumit është 9.11 metra nga 9.25 që është pika kritike.
Për këtë arsye mbledhja e Komitetit e zhvilluar në qarkun e Shkodrës ka lënë si detyrë kryesore vazhdimin e operacioneve të evakuimit.
Parashikohet evakuimi i 200 personave në lagjen Livade të qytetit Shkodër, i 35 të tjerëve në fshatin Luarzë të komunës Velipojë, pastaj evakuimi i komunitetit në fshatin Mali i Jushit pranë Bushatit, e gjithashtu dërgim ndihmash në komunën Dajç dhe Velipojë.
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Emergjencave, konfirmoi mbërritjen e forcave italiane të specializuara për menaxhimin e situatës, kjo bazuar në një kërkesë të qeverisë shqiptare drejtuar autoriteteve të NATO-s për ndihmë logjistike dhe ushqimore.
“Vazhdon puna sa i përket evakuimit. Brenda pasdites presim që komponenti ajror të përforcohet me dy helikopterë transporti të rëndë nga forcat e armatosura italiane”.
“Po ashtu, vazhdon pajisja me medikamente dhe karburant e gjithë zonave, të cilat janë të përmbytura. Ndërkohë që po merren masa të tjera për forcimin e argjinaturave, për ngritjen e një argjinature prej 400 metrash për të rrethuar stacionin e pompave dhe nënstacionin në Shkodër”, - deklaroi Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›