E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, takim me ish-ministrat e Jashtëm

 Zv. Kryeministri Ilir Meta dha dje një pritje për nder të ish-ministrave të Punëve të Jashtme, ish-zv.ministrave të Punëve të Jashtme dhe ish-Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë. Në këtë takim pasi i falënderoi për kontributin e tyre në vite. Kreu i diplomacisë vlerësoi rolin e dhënë nga diplomatët ndër vite. "Kjo nuk është thjesht një pritje kortezie, por edhe një ftesë reale për angazhimin e kontributit të secilit prej ish-titullarëve, duke theksuar se dikasteri që ai drejton e vlerëson pamasë eksperiencën e vyer të gjithsecilit në dobi të diplomacisë shqiptare", tha Meta. Ky është një takim i parë i këtij lloji ku ftohen ambasadorët dhe ministrat e zv.ministrat e jashtëm ndër vite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›