E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesbank, fajkonjtë antieuro

Gazeta Shqip

Besueshmëria dhe besimi me të cilat po sfidojnë Europën

Jemi arrogantë, sepse jemi të zotë, kështu mendohet se kanë thënë drejtuesit e lartë të Bankës që drejton Europën, para njërit prej biografëve më të mirë të këtij institucioni. Bëhet fjalë për një bankë të fuqishme, me selinë e saj në Frankfurt, e cila ka një mbështetje të madhe në vend edhe nga euroskeptikët e të gjitha ngjyrave, e cila sapo ka nisur një kundërsulm të fundit. Kjo bankë është Bundesbank-u.

Kjo bankë nuk ndalet para askujt, duke sulmuar presidentin e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi-n, Kancelaren gjermane, Merkel apo ministrin e zellshëm të Financave, Schaeuble. Kohët e fundit ky institucion ndihet si i lënë mënjanë dhe i anashkaluar nga Kancelarja dhe ministri i saj kokëfortë, por nuk ka ndërmend që të hapë rrugë dhe të tërhiqet. Kjo bankë cilësohet ndryshe edhe si çerdhja e fajkonjve dhe ndodhet në zemër të Frankfurtit, ku ndodhet selia e Bankës Qendrore gjermane. Amerikanët, pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945 e përdorën për të vaksinuar Gjermaninë nga rreziku i inflacionit të tipit Vajmar, që mund të risillte në jetë hitlerë të tjerë. Thuhet se kjo çerdhe fajkonjsh e shpëtoi demokracinë gjermane (vetëm së bashku me Planin Marshall), por sot, sipas disa kritikëve të saj më të ashpër, kërcënon euron. Nuk ekziston mundësia e një rritjeje ekonomike nga borxhet e reja. Banka Qendrore Europiane nuk mund të mbështesë shtetet problematike, duke u blerë bonot sovrane deklaron shefi i bankës, Jens Weidmann, i ri në moshë për detyrën e vështirë, edhe pse më parë ka qenë këshilltar i Kancelares Merkel. Tashmë ai është presidenti i fundit i bankës, që quhet ndryshe edhe Tempullarët e Budës). Është një fjali, të cilën 44-vjeçari e përsërit çdo ditë, sa herë që ka mundësi të shprehet në publik. Nuk i intereson shumë se, kjo mënyrë e të shprehurit, krijon një situatë përplasjeje të vazhdueshme me Kancelaren, ish shefen e vet, me Draghi-n e fuqishëm të Bankës Qendrore, me Monti-n e Italisë dhe me vetë Barroso-n. Ka një besnikëri të plotë ndaj parimeve dhe detyrave të tij institucionale, edhe kur bëhet fjala që të jetë në luftë kundër të gjithëve. Ohne Ruecksicht auf Verluste (pa u shqetësuar për humbjet) ai ecën përpara me jetën, fjali që mbanin në gojë oficerët prusianë dhe më pas edhe vetë Kaiserat në epokën e luftërave mes europianëve.

Aleatët, gjithsesi, nuk i mungojnë, duke filluar me shtypin konservator me në krye Bild. Kur nisi gara për pasuesin e kreut të Bankës Qendrore Europiane, Jean-Claude Trichet, një vit më parë, gazeta që konsiderohet si më e lexuara në Europë doli me një titull të madh dhe të fortë në faqen e parë, në lidhje me kandidaturën e mundshme të Dragh-it: Ky italian, dorëshpuar si vendi i tij, nuk duhet ta marrë bankën në dorë. Vetëm një gjerman i vërtetë mund të na shpëtojë. Por në këtë rast Jens-it nuk i shkoi mbarë kandidatura për në krye të Bankës Qendrore Europiane, për shkak të jo- ve të tij ndaj zgjedhjeve pro euros që bënte në atë kohë qeveria gjermane e Merkel-it. Megjithatë, tani përfundoi në krye të Bankës Qendrore gjermane. Drejtuesit e bankës, të ashtuquajturit tempullarët bëjnë detyrën e tyre, që kur u krijua në vitin 1948 dhe ishte një ndër institucionet e para të Gjermanisë së dalë nga një luftë shkatërrimtare. Kjo bankë u mbrojt dhe mbrohet edhe nga një ligj kushtetues i huazuar edhe në statutin e Bankës Qendrore Europiane, që u imponon mbrojtjen e stabilitetit të çmimeve dhe jo punësimin si në rastin e Fed-it dhe të Bankës së Anglisë. Është e mbrojtur nga një mburojë prej 3401 tonësh rezerva floriri dhe miliarda tonë rezerva valutore. Pra, një det me pasuri. Këto rezerva ruhen thuajse të gjitha në Fort Knox të SHBA-së ose në Britaninë e Madhe. Ka edhe një tjetër rekord kjo bakë. Presidenti i saj është i vetmi funksionar publik që paguhet më mirë se kancelari gjerman. Shpesh kreu i kësaj banke gëzon mbështetje dhe respekt dhe se vetë kancelari dhe kjo është parë nga shumë sondazhe që janë bërë përgjatë dhjetëra viteve. Ata e kanë halë në sy bankën. I akuzojnë drejtuesit e saj si dogmatikë dhe njerëz që nuk e kanë kuptuar se kohët kanë ndryshuar dhe tashmë kjo bankë, me lindjen e Bankës Qendrore Europiane, nuk mund të ketë më rolin dhe pushtetin që ka pasur. Por, për mbështetësit e saj, që shprehen përmes Bild kjo bankë mbron dhe vigjilon mbi xhepat dhe portofolat e gjermanëve, mbi kursimet e punës së tyre, mbi pensionet dhe lloogaritë bankare. Ndërkaq besimi i Tempullarëve të Budës ka qenë gjithmonë i papërkulur, madje edhe në rastin kur u akuzuan se po ndihmonin Iranin, që kërcënonte Izraelin me shkatërrim. Për ta vlen dhe sot e gjithë ditës fjalia: Jemi arrogantë, sepse jemi të zotë.

Historia

1948-1957

Wilhelm Vocke

1 mars 1948

Lind në Gjermaninë Perëndimore si Bashkim i bankave të landeve me objektiv: Stabilizimin e monedhës.

1958-1969

Karl Blessing

 

20 qershor 1948

Reforma monetare e Deutsch Mark, që zëvendëson Reichsmark të regjimit nazist

26 korrik 1957

Deutsche Bundesbank shndërrohet në një bankë të pavarur nga qeveria federale

 

1969-1977

Karl Klasen

27 dhjetor 1958

Monedhat europiane të vendeve themeluese të Bashkimit shpallen të konvertueshme

 

 1977-1979

Otmar Emminger

13 mars 1979

Lind SME-ja- Sistemi Monetar Europian me një sistem shkëmbimi valutor që ndryshon

 

1980-1991

Karl Otto Pohl

1 korrik 1990

Marka gjermane shndërrohet në monedhë zyrtare edhe për Gjermaninë Lindore

1991-1993

Jelmut Schlesinger

 

1993-1999

Hans Tietmeyer

 

1999-2004

Ernst Welteke

 

1 janar 2002

Euro shndërrohet në monedhë të përbashkët në të gjitha vendimet e Eurozonës

2004

Jurgen Stark

2004-2011

Axel A. Weber

 

Nga viti 2011

Jens Weidmann

Banka në shifra

Kuota e kapitalit në Bankën Qendrore Europiane

18.9373%

(aksioner i parë)

1.72

Miliardë euro

Vlera e kuotës

Rezerva monetare të huaja të transferuara në BQE

10.91 - Miliardë euro

9560 - Të punësuar në 58 seli

Marxhini i interesit - 4.770 miliardë euro

Aktivi i bilancit - 837.643 miliardë euro

Rezervat 184 miliardë euro

132.9 Miliardë në ar

29.4  Miliardë në euro

22.3 miliardë euro në tituj të FMN-së

Bundesbank, fajkonjtë antieuro burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›