E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga 2, dite gri per Jahmir Hyken

Jahmir Hyka, talenti shqiptar i Mainz-it, vazhdon ta vuaje mosaktivizimin ne Bundesligen 2 gjermane.

Pas nje fillimi te mire dhe premtues ne kete skuader, ku nuk mungonin edhe komplimentet e shumta ne drejtim te tij, prej me se dy muajsh mesfushori i ri shqiptar e ka harruar fushen e lojes dhe ne drejtim te tij kane filluar kritikat.

Kjo nuk ka te beje me formen e tij, aq sa ka te beje me menyren e tij te lojes. I shquar si nje lojtar me te dhena shume te mira teknike, ai ka perfunduar jashte preferencave te trajnerit te Mainz-it. Por tashme jane edhe analistet ata qe e kryqezojne.

Analisti i se perditshmes gjermane "Allgemaine Zeitung", Jens Gratzner shkruante dje: "Jahmir Hyka duhet te mesoje se vetem teknika e larte nuk te con shume larg ne Bundesliga 2. Ai eshte nje kandidat per t‘u larguar ne forme huazimi".



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›